Pas takimit me sheikun Mohammed bin Zayed, Putin i hapur për takim me Zelenskyn, vendos kushte të forta
dp

Lexo edheTarifat e SHBA-së ndaj Zvicrës në fuqi, delegacioni udhëhequr nga Presidentja Keller -Sutter dështoi t’i shmangë

Presidenti rus Vladimir Putin, pas një takimi të mbajtur me sheikun Mohammed bin Zayed Al Nahya, president i Emirateve, ka deklaruar se, “në tërësi”, nuk ka asgjë kundër një takimi me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy, sipas raportimeve të agjencisë ruse të lajmeve Interfax.
Megjithatë, Reuters raporton se, ai ka shtuar se “duhet të krijohen kushte të caktuara” për një takim të tillë dhe se situata aktuale është “larg” nga të qenit e kënaqshme.
Putin po ashtu ka konfirmuar se Emiratet e Bashkuara Arabe mund të jenë vendi pritës për një takim mes tij dhe Donald Trump, që mund të ndodhë që javën e ardhshme.

Lexo edheTarifat e SHBA-së ndaj Zvicrës në fuqi, delegacioni udhëhequr nga Presidentja Keller -Sutter dështoi t’i shmangë