back to top
Sunday, February 22, 2026
BallinaLajmePas takimit me Hamzën, Kurti tregon kur do ta takoj Abdixhikun për...

Pas takimit me Hamzën, Kurti tregon kur do ta takoj Abdixhikun për çështjen e Presidentit

Të ngjajshme

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot ka pritur në takim Kryetarin e PDK-së dhe deputetin e Kuvendit, Bedri Hamza.

Kurti falënderoi Kryetarin Hamza për bashkëpunimin në Kuvend me rastin e votimit të marrëveshjeve ndërkombëtare.

Kryetari Hamza shprehu gatishmërinë për koordinim parlamentar për çështje të interesit shtetëror e kombëtar.

Në takim u diskutua për zhvillimet politike në vend e më gjerë dhe nevojën për të hapur një kapitull të ri të komunikimit dhe dialogut konstruktiv qeveri-opozitë në të mirë të Republikës sonë dhe pluralizmit partiak e demokratik.

Poashtu, temë e bisedës ishte edhe çështja e zgjedhjes së Presidentit për çfarë kanë mbetur vetëm edhe 10 ditë kohë në bazë të afateve kushtetuese. U konstatua që bashkëpunimi është i nevojshëm, duke qenë se duhen së paku 2/3 e deputetëve të Kuvendit për votim të suksesshëm.

Kurti ka paralajmëruar se nesër do të takohet me Kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, për të vijuar konsultimet politike në prag të zgjedhjes së Presidentit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz