Pas përfundimit të Festivalit Sunny Hill, këngëtarja e famshme botërore Dua Lipa ka zgjedhur të kalojë pushimet e saj verore në bregdetin shqiptar.
Pas një performance electrike në natën e parë të festivalit, ajo ndau me ndjekësit një moment relaksi, duke publikuar një fotografi të perëndimit të diellit mbi ujërat e Kristalit të detit Jon.
“Arrita në shtëpi me kohë për këtë perëndim të mrekullueshëm të diellit.”, shkroi ajo në Instagram.
Dua Lipa ka qenë një ambasadore e rivierës shqiptare dhe Kosovës përmes muzikës dhe intervistave ndërkombëtare.

Ajo ka kontribuar në rritjen e imazhit të këtyre vendeve në skenën botërore. Së fundmi, ajo mori shtetësinë e Kosovës nga Presidentja Vjosa Osmani, duke e shtuar atë në pasaportën e saj bashkë me atë britanike dhe shqiptare.