back to top
Saturday, July 26, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditPas skandalit në koncertin e Coldplay, drejtoresha e burimeve njerëzore në “Astronomer”,...

Pas skandalit në koncertin e Coldplay, drejtoresha e burimeve njerëzore në “Astronomer”, Kristin Cabot jep dorëheqjen

Të ngjajshme

Juventusi arrin marrëveshje me Sanchon, teksa bisedimet me Unitedin vazhdojnë

Juventus ka arritur një marrëveshje personale me anësorin e...

Ndahet nga jeta ish-pjestari i UÇK-së, Abedin Kodra

Ka ndërruar jetë ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,...

Max Verstappen fiton Sprintin në Belgjikë

Max Verstappen siguroi fitoren e 12-të në garë Sprint...

Drejtoresha e burimeve njerëzore të kompanisë amerikane të teknologjisë Astronomer, Kristin Cabot, dha dorëheqje pasi u filmua duke përqafuar CEO-n e atëhershëm Andy Byron gjatë një koncerti të Coldplay.

Videoja, që u bë virale në rrjetet sociale, u komentua dhe nga vokalisti i grupit Chris Martin, i cili u shpreh me humor: “Ose po kanë një aferë, ose janë thjesht shumë të turpshëm”. Ajo është shpërndarë gjerësisht, është bërë meme dhe është diskutuar në emisione televizive.

Pak ditë pas publikimit të videos, kompania njoftoi nisjen e një hetimi dhe më pas konfirmoi largimin e Byron. Tashmë, CEO i përkohshëm është emëruar Pete DeJoy, bashkëthemelues dhe drejtues i zhvillimit të produkteve.

“Ngjarjet e fundit e kanë vendosur kompaninë tonë në qendër të vëmendjes mediatike,” tha DeJoy, duke theksuar se Astronomer do të vazhdojë misionin e saj në fushën e të dhënave dhe inteligjencës artificiale.

- Advertisement -

Të Fundit