Pas shërimit nga Covid, Lladrovci ka një falenderim për Vjosa Osmanin
BILLI

Lexo edheNë Drenas vëllezërit rrihen mes vete me tërfurk e tjegulla, për një shtyllë elektrike

Ai me këtë rast ka falenderuar stafin e Klinikës Infektive dhe ato të QKMF-së, Drenas.
Një falenderim të veqantë, Lladrovci e ka dhe për kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmani, dhe një sërë personalitetesh të tjera të cilët e kanë uruar për shërimin .
Postimi i plotë:
Përfundimisht u konfirmua se tashmë, covid-19, e kam mposhtë plotësisht, jo aq lehtë sa e mendoja por megjithatë ia arrita.
Falënderoj mjekët, infermierët dhe stafin e Klinikës Infektive, dhe QKMF-së në Drenas, për kujdesin e madh ndaj meje dhe përkushtimin për luftimin e virusit.

Lexo edheNë Drenas vëllezërit rrihen mes vete me tërfurk e tjegulla, për një shtyllë elektrike
Falënderoj Vjosa Osmanin, Mimi Kodhelin, Jim Mehmetin, Qemajl Minxhozin, Selim Krasniqin, për mesazhet e vazhdueshme dhe përgëzimet për shërimin tim.
Uroj shërim të plotë për të gjithë të infektuarit, me dëshirat më të mira të mos ketë të infektuar të rinj.
Respektoni rekomandimet e IKShPK-së, barte maskën, ruaje distancën, mbaje higjienën!