back to top
Tuesday, August 19, 2025
BallinaLajmePas reagimit të LVV-së, Çitaku: PDK nuk nënshtrohet dhe nuk frikësohet

Pas reagimit të LVV-së, Çitaku: PDK nuk nënshtrohet dhe nuk frikësohet

Të ngjajshme

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka reaguar ndaj deklaratës së Lëvizjes Vetëvendosje pas publikimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Vetëvendosje e quajti vendimin arbitrar që cenon demokracinë derisa theksoi se vetëm përsërit frazat e PDK-së.

Deputetja Çitaku në një postim në Facebook ka thënë se Vetëvendosja nën dirigjimin e Albin Kurtit, edhe njëherë ka hedhur gurë mbi Gjykatën Kushtetuese.

“LVV, nën dirigjimin e Albin Kurtit, edhe njëherë ka hedhur gurë mbi Gjykatën Kushtetuese. Në mungesë të argumenteve, ai dhe partia e tij përdorin sulme, shpifje dhe lincim politik. Ky është mentalitet i pastër totalitar, që përbuz demokracinë dhe synon të shembë ndarjen e pushteteve. Albin, mendoje mirë: PDK nuk nënshtrohet dhe nuk frikësohet. Përpjekjen tënde për ta kthyer arrogancën dhe përbaltjen në normë politike do ta frenojmë”, ka shkuar ajo.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz