Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në komunën e Fushë Kosovës një viktimë e gjinisë femërore ka lajmëruar se është ngacmuar seksualisht nga një person.
Rasti është lajmëruar në polici dje pasdite, ndërkaq, viktima dhe i dyshuari janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti po vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.
Rasti i abuzimit seksual në Drenas me të miturën A.G ka tronditur opinionin.
Tash 18-vjecarja sa ishte e mitur ishte abbuzuar nga mësuesi i saj fillimisht, e pastaj edhe nga polici hetues Vesel Veseli./Express