back to top
Wednesday, September 17, 2025
BallinaLajmePas përplasjes ndërmjet Adriatik Kelmendit e Jeta Xharrës, vjen një reagim edhe...

Pas përplasjes ndërmjet Adriatik Kelmendit e Jeta Xharrës, vjen një reagim edhe nga BE!

Të ngjajshme

“Dëshmi spektakulare”, Krasniqi: James Rubinit rrezoi përtokë pretendimet e prokurorisë

Analisti Milazim Krasniqi ka vlerësuar lartë dëshminë e ish-diplomatit...

Edi Rama publikon pamje të prishjes së terasave në Shëngjin

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar një video...

Pajtohen Edi e Driloni? Veprimi i fundit nxit dyshime

Miqësia mes Edit dhe Drilonit, dy prej emrave më...

KQZ: Fillon votimi me postë për votuesit jashtë Kosovës në Zgjedhjet Lokale

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se nga sot...

Pas përplasjes verbale ndërmjet moderatorit Adriatik Kelmendi dhe gazetarës Jeta Xharra, lidhur me ndërprerjen e një interviste që kjo e fundit ishte duke e zhvilluar me Kryeministrin e vendit Ramush Haradinaj, ka reaguar shefja e zyrës për media të Bashkimit Evropian në Kosovë, Dinka Živalj duke dhënë arsyet për ndërprerjen e intervistës.

Živalj, ka shfajësuar moderatorin Kelmendi se e ka bërë qëllimisht një veprim të tillë, duke thënë se gazetarja Xharra ka kaluar kohën e përcaktuar për intervistë, në një konferencën të nivelit të lartë për mjedisin të organizuar nga Zyra e BE-së në Kosovë, GIZ-i dhe MMPH-ja.

Në emër të BE-së në Kosovë: si moderator i konferencës, Adriatik Kelmendi u kërkua nga BE që të ndiqte axhendën dhe të ndërpresë intervistën, sepse ajo po vazhdonte më shumë se sa ishte rënë dakord“, ka thënë ajo në një koment tek një postim i Kelmendit në profilin e tij në rrjetin shoqëror “Facebook”. ku kishte paraqitur arsytimin e tij për ndërprerjen e intervistës.

Ndërkaq gazetarja Xharra ka akuzuar Kelmendin e një veprim të tillë e ka bërë për të mbrojtur kompani me të cilat punon si HIB e KEDS.

“Ndoshta kishte me qenë mirë me i tregu ti shokëve të tu gjithashtu të dhënat që në atë intervistë për ambient që isha tu e zhvillu, unë e pytsha kryeministrin se sa naftali i ka dënu qeveria e tij për kualitet të dobët të naftës/benzinit që e shesin në Kosovë (e cila kontribuon në ndotje të ambientit), e ty të ka dhimt se ti me firmën tande ke punu për HIB-in! Ndoshta kishte qenë mirë shokët e tu me dit që u mundojshe me ma ndal transmetimin kur unë e pytsha kryeministrin për damin ambiental që i kanë shkaktu grykës së Deçanit hidrocentralet, e ti me firmën tande punon për KEDS që ka vjedh hidrocentrale prej Kosovës (i ka marr pa pagu), prap të dhimke”, ka shkruar Xharra në reagim.

“Ndoshta kishte qenë mirë me dit shokët e tu që ti normal që ke me qenë i anshëm në një konferencë për ambient, sepse ke punu për kompani qymyri tash rishtazi, e qymyri që llogaritet ndotësi ma i madh i ajrit në Prishtinë që ja nxin mushknit fmive të mi e të tu, por ti s’e ki problem me shit shërbime për ta! Tash ti spjegoja miqve tu se me çfarë FTYRE e ETIKE PROFESIONALE mundet një gazetar me punu edhe për kompani duke ia bo propagandën atyne çka me thanë në publik, edhe me pretendu që e ushtron gazetarinë profesionale e të paanshme. Spjegojau se me siguri që ka shumë miq të tu që janë kurioz me dit qysh flet ti rahat me qët dyftyrësi të punës tande, me një lugë me hangër prej industrisë së ndotësve, e me lugën tjetër me pretendu që je i paanshëm në moderim të tryezave për ambient?!”, ka shtuar ajo.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz