BallinaShowBizPas përjashtimit, flet Greta: Babi s’më foli për dy muaj

Pas përjashtimit, flet Greta: Babi s’më foli për dy muaj

Të ngjajshme

Sistemi “Safe City” në Maqedoni nuk i njeh veturat ma targa të huaja

Shtetasit e huaj të cilët bëjnë shkelje në komunikacion...

Superliga vjen me dy ndeshje sot

Xhiroja e 25-të e Superligës së futbollit do të...

Arrestohet autori, që i vendosi tritol makinës së agjentit të krimeve në Lezhë

Policia e Lezhës ka zbardhur autorësinë e shpërthimit me...

Muharremi kritikon LVV-në: Nga opozitë ideale në pushtet me miliona

Analisti Shenoll Muharremi ka komentuar shpenzimet e mëdha të...

Greta Kazazi ishte e ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, ku rrëfeu hapur disa nga momentet më të vështira të jetës së saj private. Gjatë intervistës, ajo tregoi se përballja me familjen nuk ka qenë gjithmonë e lehtë, sidomos gjatë periudhës kur ishte aktive në konkurset e bukurisë.

“Babi nuk ka pranuar që unë të isha në botën e medias dhe nuk kam folur për dy muaj me të. Unë isha në Turqi duke marrë pjesë në konkurs dhe ai nuk më hapte telefonin”, tha Greta, duke treguar sfidën e madhe që përjetoi duke u përpjekur të kombinojë karrierën e saj në media me marrëdhënien me babain.

Mes rrëfimeve, Greta nuk la pa përmendur edhe mamanë e saj, për të cilën shprehu emocione të forta. Ajo tregoi se një nga momentet më të vështira ka qenë kur shëndeti i nënës së saj nuk ka qenë i mirë.

“Një moment tjetër i vështirë ka qenë gjendja mamit. Nuk ka qenë mirë me shëndetin dhe e kam përjetuar disi. Ka pasur disa probleme shëndetësore dhe tani është me kontrolle. Unë mamin e kam pikë të dobët”, përfundoi Greta, duke treguar lidhjen e fortë që ka me të.

Rrëfimi i saj tregon një tjetër anë të jetës së njohur për publikun, ku suksesi dhe ekspozimi mediatik nuk kanë qenë të ndara nga sfidat dhe ndjeshmëria e familjes. Greta Kazazi përmes fjalëve të saj ofroi një portret të sinqertë të përpjekjeve dhe emocioneve që lidhen me jetën private, duke treguar se pas çdo suksesimi në skenë ka momente të ndjeshme dhe të prekshme për të.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz