Ndërmarrja Publike Banesore, ka dalur me një reagim në lidhje me artikullin e publikuar ”zyrtarët e VETËVENDOSJES në stilin e Adem Grabovcit – favorizojnë biznesmenë të afërt me partinë” .
Në një kumtesë të dërguar për klankosova.tv, kjo Ndërmarrje Publike, artikullin e publikuar nga Insajderi, e quan tendencioz dhe rezultat i një regjistrimi të manipuluar më qëllim dëmtimin e punës së mirë të menaxhmentit.
Për më shumë ja reagimi i plotë:
”Reagim në lidhje me artikullin ”zyrtarët e VETËVENDOSJES në stilin e Adem Grabovcit – favorizojnë biznesmenë të afërt me partinë”
Artikullit i publikuar sot nga portali Insajderi më titull “zyrtarët e VETËVENDOSJES në stilin e Adem Grabovcit – favorizojnë biznesmenë të afërt me partinë” është tendencioz dhe rezultat i një regjistrimi të manipuluar më qëllim dëmtimin e punës së mirë të menaxhmentit të Ndërmarrjes Publike Banesore. Regjistrimi i publikuar sot është bërë me qëllim të manipulimit të situatës dhe nxjerrjes së bisedës nga konteksti, vepër që sanksionohet me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.
Konkursi i përmendur në bisedë në asnjë moment nuk pranohet nga kryeshefi se do të anulohet. Përkundrazi konkursi u anulua nga Shpend Ahmeti i cili përmes një e-maili drejtuar Bordit të drejtorëve të NPB-së më 9 shkurt 2018, kërkon që të mos merret asnjë vendim lidhur më dhënien me qira të lokaleve edhe pse konkursi tanimë kishte përfunduar dhe komisioni vlerësues kishte përzgjedhur aplikuesit e kualifikuar. Artikulli në fjalë është i anshëm, kur në vend se të hulumtohët për të vërtetuar ose jo dyshimet e ngritura, behën barazime të paqena.
E ftojmë median ta ndjekë çështjen dhe të evidentojë se ku ka ndodhur rasti korruptiv. Ne nuk do të mbrojmë asnjë person të korruptuar nëse ka ndodhur nje gjë e tillë. Kërkesa për ndihme, për punësim, për shkollim etj. paraqiten përditë me shkrim e me gojë në zyrat tona. Kjo është e zakonshme me nivelin e varfërisë dhe të keq arsimimit që kemi në vend. Por, korrupsioni nuk qëndron tek kërkesa e tillë, por të kryerja e një akti në shkelje të ligjit. Ftojmë institucionet të hetojnë me përgjegjësi maksimale çështjen, dhe në rast të vërtetimit të korrupsionit, të merren masa sipas ligjit. Ne jemi të bindur qe në ketë rast nuk ka patur diçka të tillë”.