Sot në Gjykatën e Hagës do të dëgjohen deklaratat përmbyllëse të ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi dhe Kadri Veseli.
Seanca është njoftuar të fillojë në orën 9, teksa tashmë kanë nisur të mblidhen familjarët në galerinë e gjykatës, shkruan IndeksOnline.
Në ambientet e Speciales ka arritur djali i Jakup Krasniqit, Altini, i cili u prit nga Abelard Tahiri i PDK-së.
Prezent është edhe ish-ministri Skënder Reçica, si dhe Bilall Sherifi.
Pas pak pritet të fillojë seanca./IndeksOnline/