David Price ka zbuluar se iu nënshtrua 40 qepjeve në fytyrën e tij, pas nokautit brutal nga Alexander Povetkin.
Boksieri 34-vjeçar u nokautua në mënyrë brutale nga Alexander Povetkin në rundin e katërt të meçit të peshave të rënda.
Britaniku po ashtu pësoi një frakturë në hundë, pas nokautit që e pësoi nga rusi Povetkin të shtunën mbrëma.
Price foli për natën e vështirë për talkSPORT, ku konfirmoi se i janë dashur 40 qepje në sy dhe në gojë, pas noakutit të pësuar.
“Pas duelit pata thyerje të hundës dhe më bënë 30 qepje në gojë, dhe rreth 12 qepje në sy. Ishte natë e vështirë”, tha Price.


