BallinaLajmePas nënshkrimit të marrëveshjes për demarkacion, Hoxhaj tregon se kur do të...

Pas nënshkrimit të marrëveshjes për demarkacion, Hoxhaj tregon se kur do të liberalizohen vizat

Të ngjajshme

Kompletohen çiftet çerekfinaliste në Ligën e Kampionëve

Tashmë dihen tetë ekipet e kualifikuara në çerekfinale të...

Robot shkakton kaos në një restorant në Kaliforni

Një robot humanoid ka humbur kontrollin në restorantin Haidilao...

Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për...

Artefakti romak në Amerikë sfidon historinë e “Botës së Re”

Zbulimi i një artefakti romak në Amerikë ka ndezur...

Zëvendeskryeministri, Enver Hoxha, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ka shprehur entuziazmin e tij pas nënshkrimit të marrëveshjes mes presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Malit të Zi, Filip Vujanoviq, për zgjidhjen e çështjes së demarkacionit me Malin e Zi.

“FESTA E PAVARËSISË merr kuptim tjetër sot pas lajmit për nënshkrimin e deklaratës së përbashkët të Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Malit të Zi, Filip Vujanović për zgjidhjen e çështjes së demarkacionit”, ka shkruar ai.

Madje, Hoxhaj ka paralajmëruar se liberalizimi i vizave do të ndodhë gjatë këtij viti.

“Një e drejtë e mohuar për të gjithë qytetarët e vendit që prej tre vitesh po rikthehet për ti hapur rrugë lëvizjes tonë pa viza në Evropë gjatë këtij viti”, tha ai.

“Personalisht, jam angazhuar me tërë qenien time gjatë këtyre viteve për të mos ekzistuar një pengesë e tillë. I lumtur dhe falënderues që u dakorduam së bashku me miqtë tanë malazez këto ditët e fundit për nënshkrimin e kësaj deklarate e cila do ti hap rrugë Kuvendit të Kosovës që ta ratifikoj marrëveshjen për demarkacionin dhe ta mbyllim këtë temë sa më here”, ka shkruar Hoxhaj. /Periskopi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz