BallinaLajmePas mini-shengenit Vuçiq provokon: Serbia është në gjendje të ruajë paqen në...

Pas mini-shengenit Vuçiq provokon: Serbia është në gjendje të ruajë paqen në Kosovë

Të ngjajshme

Futbollistët e Turqisë marrin valixhet dhe nisen drejt Kosovës

Futbollistët e Kombëtares së Turqisë janë nisur drejt Kosovës...

Serbia arrin marrëveshje të re për furnizim me gaz nga Rusia

Serbia ka arritur marrëveshje për zgjatjen e kontratës ekzistuese...

Ndeshja historike Kosovë-Turqi shtyn spektaklin e Big Brother Albania

Big Brother VIP Albania do të zhvendoset për të...

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuciq, ka thënë se Serbia dëshiron të ruaj fëmijët e saj, të shkojë në Evropë dhe të bashkëpunojë me të gjithë. Vuçiq ka ironizuar duke thënë se Serbia do të jetë në gjendje të ruajë paqen në Kosovë.

Sipas tij, Kosova vazhdon të bëj kërcënime dhe akuza, por me këtë shpreh vetëm nervozizmin asgjë më shumë, shkruan ‘RTS’.

Presidenti serb një ditë më parë qëndroi në kryeqytetin shqiptar, Tiranën, me ftesë të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Aty së bashku me Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut lidhën marrëveshjen për bashkëpunim rajonal të quajtur mini-shengeni.

Kjo nismë është konsideruar e panevojshme nga liderët shqiptarë të Kosovës. Rama ka marrë shumë kritika për këtë nismë duke qenë se në nuk po merr pjesë Kosova, dhe për faktin se Serbia ende nuk po kërkon falje për krimet e kryera në Kosovë dhe po vazhdon të mohojë këto krime.

Në anën tjetër, deklaratat e Vuciqit janë vetëm provokim i radhës pasi që për paqen në Kosovë sigurohen autoritetet vendase si dhe shtetet perëndimore, anëtare të NATO’s. /Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz