Pas lajmit për Klodin, shokon Labi: “Qifti më i mirë…”

Pas lajmit që bëri bujë rreth Klodit, Labinot Rexha ka surprizuar sërish ndjekësit me një postim në Instastory, duke tërhequr vëmendjen me një deklaratë për Edin dhe Eljonën.
Në Instastory, Labi ka publikuar një mesazh ku ka etiketuar Edin dhe Eljonën, duke shkruar: “Qifti më i mirë dhe janë nga Dukagjini do ishte @btc.edi Eljona”, shkruan Indeksonline.
Deklarata e tij ka ngjallur menjëherë reagime, pasi Rexha i ka cilësuar dyshen si një prej çifteve më të mira, duke vënë në pah edhe faktin se janë nga Dukagjini.
Postimi vjen në një moment kur vëmendja e publikut është e përqendruar te zhvillimet e fundit dhe lajmi për Klodin, ndaj edhe fjalët e Labit nuk kanë kaluar pa u komentuar.

Lexo edhe“Djali i mamit” po zhduket, Brooklyn fshin tatuazhin, që dikur ia dedikoi Victoria-s
Ndonëse ai nuk ka dhënë më shumë detaje rreth asaj se çfarë ka dashur të nënkuptojë me këtë deklaratë, mënyra se si e ka formuluar mesazhin ka bërë që ndjekësit të nisin të pyesin nëse pas këtij postimi fshihet diçka më shumë se një kompliment.
Tashmë mbetet të shihet nëse Edi dhe Eljona do të reagojnë ndaj deklaratës së Labit, apo nëse kjo do të mbetet vetëm një postim i tij në rrjetet sociale./Indeksonline/















