back to top
Thursday, July 24, 2025
BallinaLajmePas koalicionit PSD- AAK, reagon Albulena Haxhiu: Klika e Shpendit i ka...

Pas koalicionit PSD- AAK, reagon Albulena Haxhiu: Klika e Shpendit i ka vetëm 3 për qind

Të ngjajshme

Deputetja e VV-së Albulena haxhiu me anë të një statusi në rrjetin social Facebook ka komentuar koalicionin AAK-PSD.

“Ky koalicion, konfirmon konstatimin e ripërsëritur disa herë nga Lëvizja VETËVENDOSJE!, se në fakt ata kanë qenë vazhdimisht në pushtet. Ata i kanë dhënë mbështetje PAN-it sa herë që i janë ligështuar këmbët. E edhe tash, zyrtarizoi koalicion me kryeministrin e PAN-it” ka shkruar Haxhiu.

Haxhiu  thotë se ky koalicion erdhi për të shmangur humbjen në zgjedhje nga partia e Shpend Ahmetit.

“Por edhe më me rëndësi është demaskimi (apo vetëdemaskimi) i tyre duke pranuar poshtërimin publik, vetëm për të shmangur vendimin eventual për mosshkuarje në zgjedhje. Ne kemi qenë të bindur dhe e kemi deklaruar se Shpendi me të vetët në asnjë rrethanë nuk do të shkojnë të vetëm në zgjedhje, për të evituar dënimin e paevitueshëm nga ana e votuesve”

Deputetja e VV-së thekson se 12 ulëset e secilës parti nuk janë të fituara me meritë dhe për këtë arsye ndjejnë frikë.

“Klika që doli nga Vetëvendosja, me 12 ulëset në parlament, për të cilët vazhdimisht ka insistuar se janë të fituara e jo të vjedhura, hyri në negociata për koalicion parazgjedhor me një subjekt tjetër politik (AAK) që poashtu ka 12 ulëse. Sikur ata vetë, ose edhe AAK vetëm pak të kishin besuar që këto ulëse janë të fituara e jo të vjedhura, diskutimi do të shkonte drejt ndarjes së barabartë të numrit të kandidatëve në listën e përbashkët zgjedhore. Duke i ofruar më pak se çerekun e vendeve në listë, Haradinaj u tregoi publikisht se sa i vlerëson ai këto 12 ulëset (më pak se çerekun e deputëteve të vet), kurse me pranimin e ofertës, klika e pranoi publikisht tradhëtinë që ka bërë ndaj Lëvizjes VETËVENDOSJE!.”

Më poshtë keni shkrimin e plotë :

- Advertisement -

Të Fundit