BallinaLajmeLajmet e FunditPas katër vitesh pa folur, Rogerti përqafohet mes lotësh me vëllain në...

Pas katër vitesh pa folur, Rogerti përqafohet mes lotësh me vëllain në BBVA

Të ngjajshme

Vendimi për mbylljen e TikTok, Rama sulmon Kushtetuesen: E panevojshme, solli efekte

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me vendimin e...

Itali: Shqiptarja u godit për vdekje nga vetura pasi e çoi vajzën në shkollë

Një grua shqiptare ka vdekur në Itali. Ajo ishte goditur...

Irani pohon se lideri i ri suprem është në gjendje të mirë shëndetësore

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, ka thënë në...

Nga ndërmjetësuese në spektatore: Roli i Evropës në Iran

Në vitin 2015 Evropa ndihmoi për negocimin e marrëveshjes...

24 aksidente me të lënduar dhe mbi 2 mijë tiketa të shqiptuara dje në Kosovë

Policia e Kosovës ka publikuar raportin e ditës së...

Një nga momentet më emocionale të spektaklit të së shtunës në Big Brother VIP Albania ishte takimi i Rogertit me vëllain e tij, Xhulion, pas katër vitesh pa folur me njëri-tjetrin.

Pas transmetimit të linjës së jetës së tij, Rogerti u dërgua në dhomën e surprizave, ku e priste një përballje e papritur me vëllain.

Takimi mes tyre u shoqërua me shumë emocione dhe lot, ndërsa Rogerti i kërkoi falje vëllait për gjithçka që kishte ndodhur mes tyre gjatë viteve.

“Të dua vëlla, të dua fort. Më fal për të gjitha gjërat që të kam bërë. Gjithmonë do jem më i bukur se ty, por dhe më i keq se ty. Më fal për të gjitha gjërat, materialet vijnë e shkojnë, thjesht dua që ti të më duash siç më ke dashur”, tha mes lotësh Rogerti.

Nga ana tjetër, edhe Xhulio tregoi se pavarësisht distancës mes tyre, ai e kishte mbështetur gjithmonë në heshtje vëllain e tij.

“Gjaku nuk bëhet ujë. Ne s’kemi folur, por unë në heshtje të kam suportuar gjithmonë. Ato që ti ke kaluar në jetë, unë aty kam qenë. Unë dua të të kërkoj falje. Kur u takuam herën e fundit, ti ke tentuar të flasësh me mua, unë s’kam dashur. Kur ke hyrë brenda, dëgjoj Arian: ‘Babi, shih xhaxhi Rogertin’. Unë t’i kam falur të gjitha”, ishin fjalët e Xhulios drejt Rogertit.

Në rrëfimin e tij, Rogerti tregoi se kishte katër vite pa folur me vëllain, ndërsa momenti i ribashkimit përfundoi me një përqafim të gjatë mes tyre, duke shënuar pajtimin pas një periudhe të gjatë distance.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz