Disa ditë pas incidentit që ndodhi ndaj Kryetarit aktual të Drenasit, Ramiz Lladrovcit, Klan Kosova mëson se Kryetari aktual i Skënderajt Sami Lushtaku ka qenë sot për një vizitë në Drenas.
Për vizitën e Lushtakut në Drenas, kanë konfirmuar Zëdhënësi i PDK-së dega e kësaj komune, Betim Berisha, por ai ka mohuar se arsyeja e vizitës mund të ketë qenë kanosja e bërë nga vëllai i Naim Bazajt në drejtim të të parit të Drenasit Ramiz Lladrovcit.
Berisha për Klan Kosova tha se vizita e të parit të Skënderajt është bërë në kuadër të fushatës zgjedhore teksa potencoi se ditë më parë edhe Kreu i PDK-së Kadri Veseli ishte për vizitë në Drenas.
Ndërkaq Naim Bazaj po ashtu në prononcimin e tij të dhënë për Klanin, tha se refuzon çdo komunikim me të parin e Drenasit, madje ai tha se vizita e Lushtakut në këtë komunë u bë për të siguruar ndonjë votë:














