back to top
Wednesday, December 17, 2025
BallinaLajmePas dëmeve të mëdha nga reshjet e shiut, familja Krasniqi ka nevojë...

Pas dëmeve të mëdha nga reshjet e shiut, familja Krasniqi ka nevojë për ndihmë

Të ngjajshme

Kurti premton rindërtimin e Xhamisë së Ibrit gjatë mandatit të ardhshëm

Kandidati për kryeministër i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka...

Gigi habit me veshjen e saj, sjell kombinimin e veçantë

Gigi Hadid i bëri ballë temperaturave të ulëta ndërsa...

Kurti premton rindërtimin e Xhamisë së Ibrit gjatë mandatit të ardhshëm

Kandidati për kryeministër i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka...

Hapet fushata në Kosovë, premtime për rritje pagash dhe pensionesh

Për herë të katërt brenda këtij viti, Kosova gjendet...

Megjithëse në kushte të rënda ekonomike, reshjet e fundit ia kanë vështirësuar edhe më shumë jetesën kësaj familjeje.

Familja e Mejdi Krasniqit nga Smallusha e Lipjanit, nuk po kanë ku të qëndrojnë pasi shtëpia e tyre është vërshuar nga stuhia e djeshme.

E brengë më e madhe e kryefamiljarit është se ku do të flenë fëmijët e tij sonte.

“Krejt shpija është ujë. Nuk po di ku kemi me flejt. S’kom të paktën ku me i dërgua fëmijët”, ka thënë Krasniqi për Indeksonline, duke shtuar se edhe ai vet është në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Edhe unë për vete jam i sëmurë, nuk e di qysh kemi me ja ba. Do Zoti dikush të na ndihmojë”, ka treguar më tej ai.

Reshjeve të shiut i ka ndihmuar edhe kulmi i shtëpisë, i cili nuk është i ndërtuar siç duhet.

Për këtë, ai ka kërkuar ndihmë që kushdo që ka mundësi të paktën për gjërat elementare, duke filluar nga ushqimi, veshmbathjet e të tjerat.

Më poshtë gjeni edhe numrin kontaktues të familjes Mejdi Krasniqi:

045 910 351

/Indeksonline/

T
- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz