back to top
Thursday, December 11, 2025
BallinaLajmePas deklaratave se nuk janë 60 mijë, Kurti pret veteranët: Folëm për...

Pas deklaratave se nuk janë 60 mijë, Kurti pret veteranët: Folëm për pastrimin e listave

Të ngjajshme

Sulmi në “Ibër-Lepenci”/ Më 24 dhjetor nis gjykimi

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar 24 dhjetorin si...

Dyfishohet çmimi i argjendit në Kosovë, ari është “i paprekshëm”

Çmimi i arit ka shënuar një rritje të konsiderueshme...

Lirimi i Kilajt, Haradinaj: Gjykatës Speciale i ra maska

Isni Kilaj, u lirua me kusht nga Gjykata Speciale...

Mercedesi sjell S-Class-ën si robot taksi luksoz, nis operimin në Abu Dhabi

Mercedes-Benz-i ka prezantuar projektin e ri futuristik: shndërrimin e...

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka pritur sot në takim disa nga përfaqësuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së.

Nëpërmjet një komunikate për media nga zyra e Kryeministrisë thuhet se Kurti në këtë takim u shpreh i interesuar që të bashkëpunojnë ngushtë me këtë organizatë, teksa me ushtruesin e detyrës së kryetarit, Faton Klinaku dhe me disa kryetarë të degëve të OVL-UÇK-së, diskutoi edhe për pastrimin e listave të veteranëve, përcjell Demokracia.com.

“Përfaqësuesit nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës paraqitën kërkesat dhe shqetësimet e tyre lidhur me mirëqenien e veteranëve dhe mundësitë e shtimit të bashkëpunimit, për të përmirësuar gjendjen e tyre. U diskutua edhe çështja e pastrimit të listave, për çfarë përfaqësuesit nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës shprehën gatishmëri për të gjetur mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen me Qeverinë”, thuhet në komunikatë.

Njoftimi i plotë:

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim z.Faton Klinakun, nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, së bashku me kryetarët e disa degëve të organizatës së veteranëve të luftës

Në këtë takim, kryeministri Kurti theksoi përkushtimin e Qeverisë për thellimin e bashkëpunimit me Organizatën e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me qëllim të përmirësimit të mirëqenies së veteranëve të UÇK-së. Ai shprehu gatishmërinë për takime të radhës që do t’i kontribuonin këtij qëllimi.

Përfaqësuesit nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës paraqitën kërkesat dhe shqetësimet e tyre lidhur me mirëqenien e veteranëve dhe mundësitë e shtimit të bashkëpunimit, për të përmirësuar gjendjen e tyre.

U diskutua edhe çështja e pastrimit të listave, për çfarë përfaqësuesit nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës shprehën gatishmëri për të gjetur mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen me Qeverinë.

Gjatë takimit, ku ishte i pranishëm edhe z.Aziz Bici, këshilltar i Kryeministrit për Çështje të Kategorive të Dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, u bisedua edhe për tema të tjera të rëndësishme lidhur me statusin dhe gjendjen e veteranëve të luftës çlirimtare të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz