Pas dasmës lukzose, Kida me partnerin shijojnë pushimet në Sardinia të Italisë
dp

Lexo edheBurrit të Dafina Zeqirit i del problem me një “Fast Food” – shkak bëhet një hamburger

Kida është fotografuar në Sardinia së bashku me partnerin e saj, Ajbin, duke shijuar momente romantike larg angazhimeve dhe vëmendjes mediatike.
Pas ceremonisë madhështore të martesës në Romë, çifti duket se ka zgjedhur ishullin italian për të kaluar disa ditë të qeta dhe për të shijuar kohën së bashku.
Martesa e Kidës u komentua gjerësisht në rrjetet sociale, ndërsa këngëtarja ndau me ndjekësit momente nga ceremonia dhe atmosfera festive.
Tashmë, pas ditëve të veçanta në Romë, Kida dhe Ajbini po shijojnë një tjetër kapitull të rëndësishëm në jetën e tyre në brigjet e Sardinias.

Lexo edheBurrit të Dafina Zeqirit i del problem me një “Fast Food” – shkak bëhet një hamburger
Kida dhe Ajbi u martuan në Villa Miani, rezidencën historike të vendosur në majën e Monte Marios, me një pamje spektakolare mbi kryeqytetin italian.
U raportua prej muajsh se vetëm qiraja e hapësirës arrin deri në 25 mijë euro, ndonëse bashkë me stafin dhe organizimin, shpenzimet kaluan shifrën prej 70 mijë eurosh.