back to top
Friday, September 19, 2025
BallinaLajmePas betimit në Presidencë, Rama dhe ministrat shkojnë në këmbë drejt Kryeministrisë

Pas betimit në Presidencë, Rama dhe ministrat shkojnë në këmbë drejt Kryeministrisë

Të ngjajshme

Kryeministri Edi Rama dhe ministrat e qeverisë së re të Partisë Socialiste, kanë shkuar në këmbë drejt Kryeministrisë, pas betimit në institucionin e Presidencës, një traditë kjo që vijon prej kohësh.

Më herët Rama dhe ministrat u betuan përpara presidentit Bajram Begaj, ku ky i fundit lexoi dekretin dhe formulën e betimit, teksa ministrat një nga një u betuan me dorë në Kushtetutën e Shqipërisë, raporton A2 CNN.

Një ditë më parë Kuvendi miratoi, ndonëse pa debat, programin e qeverisë dhe përbërjen e Këshillit të Ministrave me 82 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim.

Për herë të parë në këtë mandat, në kabinetin qeveritar Rama do të jetë edhe një ministre digjitale, e quajtur “Diella”./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz