BallinaSportPas Bayernit edhe gjiganti tjetër gjerman interesohet për Asllanin

Pas Bayernit edhe gjiganti tjetër gjerman interesohet për Asllanin

Të ngjajshme

Mustafa: VV-ja nuk ka interesim për me dalë nga kriza

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Arben Mustafa, ka...

Dërguti: A nënkupton kjo që Osmani i ka 34 ditë shtesë në zyrë?

Opinionistja Aida Dërguti në emisionin Rubikon në Klan Kosova...

Zbulohet lista e konkurrentëve të “Ferma VIP 3”

“Ferma VIP” rikthehet këtë të premte me sezonin e...

Gjiganti i futbollit gjerman, Borussia Dortmund, ka hyrë në garë për transferimin e sulmuesit të Kosovës, Fisnik Asllani.

Lajmi është raportuar nga gazeta e madhe gjermane “Bild”, sipas së cilës interesimi i “verdhezinjëve” për Asllanin është i madh.

23-vjeçari po kalon formë të jashtëzakonshme me Hoffenheimin. Në 13 ndeshje të zhvilluara në të gjitha garat këtë edicion, ai ka shënuar gjashtë gola dhe ka bërë tri asistime.

Asllani është golashënuesi më i mirë i skuadrës deri më tani këtë sezon.

Mësohet se te Dortmundi, Asllani mund ta zëvendësojë Serhou Guirassyn, i cili mund të transferohet në elitën e futbollit arab.

Sulmuesi i qendrës ka klauzolë lirimi dhe mund të largohet nga Hoffenheimi në afatin kalimtar veror të vitit të ardhshëm.

Asllani ka kontratë me Hoffenheimin deri në vitin 2029.

Për të raportohet se ka interesim edhe nga Bayern Munich dhe Barcelona.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz