back to top
Thursday, December 4, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditPas akuzës ndaj Diddy-t, ish-modelja thotë se është përdhunuar edhe nga Harvey...

Pas akuzës ndaj Diddy-t, ish-modelja thotë se është përdhunuar edhe nga Harvey Weinstein

Të ngjajshme

Mustafa komenton vendimin për Listën Serbe: Hile politike mbi kurrizin e shtetit

Ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, Rrustem...

Rrustem Mustafa: Institucionet nuk janë lodra politike dhe paraja publike nuk është karrem për vota

Ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, Rrustem...

Emilija Rexhepi nuk komenton vendimin e KQZ-së për Listën Serbe

Ish-nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Emilija Rexhepi, ka refuzuar...

Ministrja Gërvalla udhëton për në Vjenë

Me ftesë të Ministres Federale për Punë Evropiane dhe...

Georgina ndez rrjetin, një pozë në plazh e djegë “flakë” Instagramin

Nuk ka ditë që Georgina Rodriguez nuk provokon në...

Ish-modelja Crystal McKinney, e cila pretendon se është droguar dhe përdhunuar nga Sean Combs, ka paraqitur një tjetër padi kundër Harvey Weinstein. Ajo dorëzoi padinë më 30 maj, në Gjykatën Federale në Manhatan, ku pretendon se në vitin 2003, së bashku me miken e saj, janë përdhunuar nga Harvey në një dhomë hoteli.  
 
Crystal McKinney pretendon se një drejtues i paidentifikuar nga industria e modelimit kishte organizuar një takim mes saj dhe Weinstein për “mundësi biznesi”. Ajo kishte shpresa për të hyrë në industrinë e filmit dhe mori me vete shoqen e dhomës, gjithashtu modele që donte të punonte në të njëjtën industri. Sipas padisë, ata u takuan me Harvey-n në një klub nate.Pas akuzës ndaj P.Diddy-t, ish-modelja pretendon se është

Ish-modelja pohon se Harvey tha se kishte vështirësi për t’i dëgjuar për shkak të zhurmës në klub, ndaj i ftoi në dhomën e tij të hotelit në “Ritz-Carlton Battery Park”. Sipas padisë, McKinney pretendon se Weinstein u dha alkool dhe më pas i kapi gjoksin, çka shkaktoi derdhjen e pijes mbi këmishën e saj. Ajo dhe shoqja e saj shkuan në tualet, ku Harvey “u fut me forcë”, u zhvesh dhe i detyroi ato të kryenin marrëdhënie seksuale me njëra-tjetrën para tij, përpara se t’i përdhunonte, thuhet në dëshmi.Pas akuzës ndaj P.Diddy-t, ish-modelja pretendon se është

Në një padi të veçantë të paraqitur në maj 2024, Crystal McKinney akuzon Combs për drogim dhe përdhunim. Ajo pohon se u takua me të në një darkë gjatë Javës së Modës në vitin 2003, kur ishte 22 vjeç. Gjatë darkës në Diddy e ngacmoi dhe i ofroi shumë alkool.
 
Sipas padisë, më pas ai e ftoi në studion e tij të regjistrimit në Manhattan. Ajo pranoi, duke menduar se ishte një vend i sigurt për shkak të natyrës profesionale të ambientit. Aty, ajo pretendon se Diddy i dha një cigare me marijuanë që dyshon se ishte e përzier me një narkotik. Më pas, sipas saj, Diddy e detyroi t’i bënte seks oral.Pas akuzës ndaj P.Diddy-t, ish-modelja pretendon se është

McKinney thotë se humbi ndjenjat pak pas kësaj dhe kur u zgjua, ndodhej “në gjendje shoku në një taksi”. Diddy i ka mohuar të gjitha akuzat dhe aktualisht po gjykohet pas arrestimit në shtator. Ai ka thënë se është i pafajshëm për akuzat për trafik seksual, transport për prostitucion, përdhunim dhe shantazh. Nëse shpallet fajtor, ai përballet me burgim të përjetshëm. Një nga paditë ndaj tij vjen nga Casandra Ventura (Cassie), e cila ka dëshmuar se ai e ka abuzuar emocionalisht, fizikisht dhe seksualisht për më shumë se një dekadë. Dëshmitarë si Dawn Richard dhe Kid Cudi kanë mbështetur dëshminë e saj gjatë gjyqit.
 
Ndërkohë, Weinstein po rigjykohet për akuza për përdhunim dhe sulm seksual. Në gjyqin fillestar të vitit 2020, ai u shpall fajtor për dy nga pesë akuza — një për krim seksual dhe një për përdhunim në shkallën e tretë. Ai u dënua me 23 vjet burg, por në prill 2024, një gjykatë apelimi e rrëzoi vendimin, duke deklaruar se prokurorët nuk duhej të kishin lejuar disa nga viktimat e tjera të dëshmonin për akuza që nuk kishin lidhje direkte me çështjen.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz