Presidenti Ilir Meta ka njoftuar se është shpëtuar Klajdi 24 vjeçar pas plot 21 orësh përpjekje nën rrënojat në Durrës.
Ai është nxjerrë mirë dhe pa asnjë lëndim, njofton Klan Kosova.
Për këtë aksion Meta ka falënderuar ekipet e shpëtimin e në veçanti ato të Greqisë që ndihmuan në gjetjen e të riut.
Ja postimi i plotë:
Sapo mora një lajm të shkëlqyer në Thumanë: Mbas 21 orësh, luftë e përpjekjesh nën rrënoja, Klajdi 24-vjeçar në Durrës, shpëtoi mrekullisht!















