Pas 17 ditësh trajtim në QKUK, ndërron jetë i aksidentuari në Vushtrri
dp

Lexo edheGjendet pa shenja jete një burrë në banesën e tij në Mitrovicë

Policia e Kosovës ka njoftuar se një aksident trafiku i ndodhur më 12 korrik 2025 në Vushtrri, ka përfunduar tragjikisht.
Viktima, një mashkull kosovar, i cili ishte duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ka ndërruar jetë më 29 korrik 2025, si pasojë e plagëve të marra në aksident.
Sipas raportit policor, me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës i është liruar familjarëve për ceremoninë mortore.

Lexo edheGjendet pa shenja jete një burrë në banesën e tij në Mitrovicë
Hetimet lidhur me rastin po vazhdojnë./IndeksOnline/