Partitë politike shpresojnë në arritjen e një zgjidhjeje për konstituim të Kuvendit brenda afati 30 ditësh të përcaktuar nga gjykata por të njëjtat nuk dhanë sinjale se do lëvizin nga qëndrimet e tyre.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje thotë se ish- opozita është ajo që duhet të reflektojë dhe se kuvendi duhet të konstituohet brenda periudhës së caktuar nga gjykata.
“Nuk e ka sqaruar as gjykata por unë shpresoj se nuk do ta kemi një rast të tillë sepse s’do i bente nder askujt që ne edhe duke pas parasysh fatin prej 15 prillit edhe kur kemi vendimin e gjykatës që brenda 30 ditëve s’na bën nder askujt shpresoj të kemi reflektim të partive opozitare dhe gjithë deputetëve që ta kemi një zgjidhje të këtij ngërçi”. Ish-opozita ndërkaq kërkon reflektim të LVV-së.
Deputetja e PDK-së Blerta Deliu, tha se arritja e një marrëveshjeje politike si zgjidhje për tejkalim të ngërçit nuk duket në horizont.
“Pa një marrëveshjeje politike do të jetë e vështirë…por mundësia për marrëveshje duke e largët nga ajo qe po shohim….është ende herët te flitet, s’kemi një sqarim e saktë lidhur me pasojat qe do i ketë kuvendi pas kësaj faze….Presim te marrim përgjigje nga gjykata por është e rëndësishme qe brenda kësaj faze..të kemi një reflektim dhe të mos kemi marrje peng te institucioneve demokratike të qytetarët janë m ete drejtë te shqetësuar dhe po shihet se qe ende nuk asnjë mundësi që të lëvizet nga këto pozicione qe ka marrë koalicioni”, tha Deliu për RTV21.
Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku ndërkaq pret që konstituimi legjislativit të ndodh brenda afatit të paraparë, në të kundërtën sipas kësaj partie do të kishte përmbysje të rendit kushtetues.
“Presim që deri në 30 ditë sipas afateve të aktgjykimit te respektohet dhe konstituohet kuvendi kjo është rëndësishme s’dëshiroj të imagjinoj kapërcimin e këtij afati sepse atëherë do ishte rrwnim i rendit kushtetues dhe për këtë nuk bëjmë të shkojmë tutje”, tha Lushaku.
Në anën tjetër presidentja Osmani po shqyrton mundësitë që t’i drejtohet Gjykatës Kushtetueses me kërkesën për sqarim të aktgjykimit, në mënyrë që të qartësohen pasojat juridike në rast se kuvendi nuk konstituohet brenda afatit të përcaktuar.