BallinaLajmePartisë së Drejtësisë i jep përkahje demarkacionit

Partisë së Drejtësisë i jep përkahje demarkacionit

Të ngjajshme

“Mos m’prek se t’q*va nanen allti”: Kërcënimet e policit i cili po tentonte vjedhjen e cigareve

Inspektorati Policor ka arrestuar një pjesëtar të Njësisë Speciale...

Teuta shfaqet me fustan të bardhë, ky detaj mori gjithë vëmendjen

Tetua Selimi është një nga këngëtaret me të dashura...

Kryesia e Partisë së Drejtësisë i ka dhënë mbështetje Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës në përpjekjet për të përmbushur obligimet e tyre kushtetuese dhe ligjore përkitazi me definimin e kufijve ndërkombëtar të shtetit dhe arritjen sa më të shpejtë të statusit të liberalizimit të vizave për qytetarët e vendit.

Një komunikatë të lëshuar nga mbledhja e Kryesisë së këtij subjekti politik, thuhet se “Partia e Drejtësisë e vlerëson momentin e tanishëm të debatit publik dhe institucional përkitazi me demarkacionin e kufirit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Malit të Zi si të rënduar me ndjenja dhe shqetësime të skajshme që dukshëm kufizojnë vlerësimin racional të çështjes. Duke e pasur parasyshë këtë realitet socio-politik, PD fton gjithë spektrin politik të vendit, që në këtë periudhë të ndasive të rrezikshme që po e kërcënojnë çdo ditë e më shumë edhe sigurinë e qytetarëve dhe të ardhmen e vendit, të qëndrojë i bashkuar duke tejkaluar interesat e ngushta partiake dhe duke kontribuar fuqimisht për realizimin e interesave madhore të shtetë-ndërtimit dhe integrimeve euro-perëndimore të vendit”.

“Pas diskutimeve përmbajtësore Kryesia e PD-së vendosi të mbështes miratimin e Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së demarkacionit të kufirit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Malit të Zi në Kuvendin e Kosovës duke vlerësuar se kjo Marrëveshje hap rrugën për realizimin e interesave strategjike kombëtare dhe shtetërore të qytetarëve të Kosovës në partneritet të qëndrueshëm dhe të besueshëm me SHBA dhe partnerët e tjerë strategjik të Kosovës në Bashkësin Europiane dhe në NATO” thuhet në kumtesë, transmeton Telegrafi.

“Përcaktimi i kufirit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës me Malin e Zi paraqet obligim ndërkombëtar të shtetit tonë si kontribut për paqen dhe stabilitetin në rajon si dhe hap të domosdoshëm në proceset e integrimeve europerëndimore të vendit që në instancën e fundit nënkuptojnë bashkimin e të gjitha trojeve Shqiptare në Bashkimin Europian dhe në NATO. Është kjo rruga më e sigurt në aktualitetin gjeopolitik për realizimin e plotë të aspiratave kombëtare dhe shtetërore, përfshirë adresimin e çështjeve kontestuese në të ardhmen nëpërmjet arbitrazhit ndërkombëtar, në pajtim me dispozitat e projektligjit”.

“Me këtë rast, Kryesia e Partisë së Drejtësisë thekson domosdoshmërin e sigurimit të garancioneve të plota ligjore për realizimin e të gjitha të drejtave pronësore dhe të tjera të qytetarëve të Republikës së Kosovës të prekur nga demarkacioni i kufirit me Malin e Zi, në pajtim me parimet ndërkombëtare të fqinjësisë së mirë”, thuhet në kumtesë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz