back to top
Friday, August 8, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditPartia serbe “SRCE”: Pranimi i fajësisë i Popoviqit, dëshmi që politika e...

Partia serbe “SRCE”: Pranimi i fajësisë i Popoviqit, dëshmi që politika e Vuçiqit po shpërbëhet

Të ngjajshme

Nënkryetari i partisë opozitare serbe “Qendra e Serbisë” (SRCE), Sllobodan Cvejiq, ka vlerësuar se marrëveshja për pranimin e fajësisë që zëvendësdrejtori i zyrës serbe për Kosovë, Igor Popoviq, ka arritur me Prokurorinë Speciale të Kosovës, është dëshmi se politika e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, po shpërbëhet në të gjitha drejtimet.

Cvejiqi ka deklaruar në një kumtesë për media se pranimi i veprës penale “nxitje e përçarjes dhe mosdurimit” fillimisht ishte mohuar, e më pas ishte pranuar, duke shtuar se mendon që për këtë mund të jenë në lojë vetëm dy arsye, transmeton Paparaci.

“Ose, në të dy rastet fatkeqi Popoviq e ka kuptuar se nuk mund të llogarisë më në mbështetjen e regjimit të Vuçiqit që do ta mbronte në rast se ai vazhdon me zbatimin e ideve të çmendura propagandistike të liderit, ndaj ka vendosur me ndihmën e avokatit të tij të gjejë rrugën më të shpejtë për t’u kthyer në liri në Serbinë e nënshtruar; ose Vuçiqi, përmes Popoviqit, i ka dhënë Kurtit në dorë një argument të fortë, se pushteti në Serbi po e ndez zjarrin në Kosovë”, ka vlerësuar Cvejiq.

Nënkryetari i partisë “SRCE” ka shtuar se “sido që ta shikojmë – nuk është mirë”.

“Ngjashëm si me debaklin në Banjskë – nuk ka rëndësi nëse bëhet fjalë për paaftësi apo për një përpjekje të qëllimshme për t’i shërbyer interesave të Kurtit, kjo shoqëri gazmore e PPS-së ka dobësuar edhe më shumë pozicionin negociues të Serbisë në raport me Kosovën,” ka thënë Cvejiq.

“Për serbët që kanë mbetur të jetojnë në Kosovë është më mirë që askush që ka qoftë edhe në mendje ndonjë lidhje me Vuçiqin, të mos përmendë më Kosovën dhe të mos e “mbrojë” popullin tonë atje”, ka përfunduar ky opozitar serb.

- Advertisement -

Të Fundit