back to top
Friday, December 26, 2025
BallinaLajmePartia Popullore Evropiane mbështet LDK-në dhe Abdxhikun: Lumir Abdixhiku po u ofron...

Partia Popullore Evropiane mbështet LDK-në dhe Abdxhikun: Lumir Abdixhiku po u ofron shpresë qytetarëve

Të ngjajshme

Ngadhnjim Arrni zgjidhet kryetar i Gjykatës Themelore në Prishtinë

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) në mbledhjen e 357-të...

Mbi 100 aksidente brenda 24-të orëve të fundit

Numër i madh i aksidenteve është shënuar në 24-të...

Benita-Sasës: Je shumë gabim nëse del për Kushtrimin

Benita i ka thënë në fytyrë Sasës se do...
- Advertisement -

Partia Popullore Evropiane (EPP), ka shprehur mbështetjen e saj për Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe kandidatin për kryeministër, Lumir Abdixhiku, në prag të zgjedhjeve të së dielës.

- Advertisement -

Përmes një postimi, EPP-ja vlerëson lidershipin e Abdixhikut dhe vizionin e LDK-së për një të ardhme më të mirë për qytetarët e Kosovës.

“Teksa Kosova po shkon drejt zgjedhjeve, LDK-ja nën udhëheqjen e Lumir Abdixhiku, po u ofron shpresë qytetarëve të Kosovës. Shpresë për një të ardhme më të mire, për ekonomi të begatë, për një Kosovë stabile dhe në harmoni me Bashkimin Evropian”, thuhet në postimin e EPP-së.

Kjo mbështetje nga familja më e madhe politike në Evropë vjen në një moment të rëndësishëm për LDK-në dhe shihet si përkrahje e qartë për kandidatin e saj për kryeministër, Lumir Abdixhiku.

Partia Popullore Evropiane është familja më e madhe politike në Evropë, që bashkon parti të qendrës së djathtë, e të cilat udhëheqin në shtetet si Gjermania, Italia, Suedia, Austria, Kroacia, Finlanda, Belgjika e të tjera.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz