BallinaLajmePartia e të dorëhequrve nga VV’ja në koalicion me PDK’në

Partia e të dorëhequrve nga VV’ja në koalicion me PDK’në

Të ngjajshme

Nuk përmbahet Enca, shfaqete ‘zjarr’ në postimin e fundit

Këngëtarja shqiptare Enca Haxhia ka ‘dridhur’ rrjetet sociale me...

Rritet numri i dyqaneve bosh në Gjenevë, alarm për ekonominë lokale

Numri i dyqaneve të zbrazëta në Gjenevë është rritur...

Sot varroset 49-vjeçari që u vra nga vëllai i tij në Bokshiq të Klinës

Sot do të varroset 49-vjeçari, Faruk Jusufi, i cili...

Derbi i Anamoravës, këto janë formacionet zyrtare

Sot zhvillohet një nga derbitë më të mëdhenjë të...

Partia që po merret nën udhëheqjen e të dorëhequrve nga Lëvizja Vetëvendosje rezulton se akoma është në koalicion me 10 parti.

PSD’ja, sipas dokumenteve të KQZ’së, vazhdon të jetë në koalicion edhe me PDK’në e Kadri Veselit, AAK’në e Ramush Haradinajt e Nisman e Fatmir Limajt, shkruan gazetametro.net.

Përveç këtyre dy partive, PSD’ja që udhëheqej nga Kaqusha Jashari ishte në koalicion edhe me 7 parti të tjera më të vogla shqiptare.

Ndërkohë, kohë më parë kur nisni ndarja e VV’së ishte Dardan Molliqaj që i priu grupit të ndarjes nga VV’ja, që akuzonte Albin Kurtin se e kishte marrë në konsideratë koalicionin me PDK’në.

Sidoqoftë, krerët e ri të kësaj partie që do të zgjidhen më 9 maj, do të kenë mundësi që të deklarohen dhe të largohen nga koalicioni, të paktën, formal në dokumentet e KQZ’së. Mirëpo, deri tani, nga anëtarët e rinj të kësaj partie, kjo temë nuk është zënë në gojë.

Javëve të shkuara flitej për një diskutim në mes të këtij grupi dhe partive në pushtet rreth mbështetjes në disa tema të mëdha, mirëpo këtë gjë e mohonin grupi i të dorëhequrve.

Ndryshe, PSD’në e morën nën udhëheqje grupi i të dorëhequrve nga VV’ja javën e kaluar pas një takimi me kryetaren e deritanishme të kësaj partie, Kaqusha Jasharin.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz