back to top
Wednesday, December 10, 2025
BallinaLajmePartia e Drejtësisë zgjedh strukturat e reja në Skenderaj

Partia e Drejtësisë zgjedh strukturat e reja në Skenderaj

Të ngjajshme

Partia e Drejtësisë në degën e Skenderajt ka mbajtur Kuvendin e jashtëzakonshëm zgjedhor me pjesëmarrjen e 52 delegatëve.

Siç bën të ditur kjo parti përmes një komunikate për media, kryetari i zgjedhur i degës në Skenderaj, Halil Tahiraj, tha se angazhimi në realizimin e objektivave do të jetë i pakursyer.

“Do të bëjë përpjekje maksimale për unifikimin e anëtarësisë rreth programit dhe politikave të partisë. Partia e Drejtësisë meriton pozitë më të lartë në udhëheqjen shtetërore, andaj secili nga ne duhet të kontribuoj për arritjen e qëllimeve që të ecim të bashkuar drejtë së ardhmes. Edhe një herë iu falënderoj që ky Kuvend të jetë një pikënisje për suksese të mëtutjeshme”, u shpreh kryetari Tahiraj.

Kryetari i partisë Dr. Ferid Agani, i cili në emër të anëtarëve të Kryesisë që janë prezent këtu dhe në emër të Shtabit Regjional të Mitrovicës të uroj kryetarin e sapo zgjedhur dhe Kryesinë e degës së PD-së në Skenderaj, për marrjen e përgjegjësive të mëdha dhe historike, politike në Komunën e Skenderajt.

“Të angazhohesh në politik me drejtësi do të thotë të jesh i gatshëm për sakrificë dhe të heq dorë nga interesat personale në emër të kauzës së interesit të përgjithshëm. Kjo nuk është askund më e qartë dhe më e vërtetë sesa në Komunën tuaj që dha Komandantin legjendar Adem Jashari dhe mijëra dëshmorë dhe martir të kombit, njerëz të cilët në emër të Zotit të Madhërishëm dhanë jetën për lirinë dhe pavarësinë e vendit, dhe tani prej nesh kërkohet që me të njëjtën gatishmëri për sakrificë dhe përkushtim të punojmë me ndershmëri dhe drejtësi për ndërtimin e shtetit tonë”, u shpreh në mes të tjerave Agani.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz