back to top
Monday, December 15, 2025
BallinaLajmePartia e Drejtësisë dënon ashpër sulmin ndaj nënkryetarit të saj 

Partia e Drejtësisë dënon ashpër sulmin ndaj nënkryetarit të saj 

Të ngjajshme

Tahiri: Në garën për Mitrovicën nuk isha me Faton Pecin, por me Albin Kurtin

Arian Tahiri, kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK)...

“Çdo ditë statuse kundër gazetarëve”, Konjufca pyetet për raportin e LVV-së me mediat

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka qenë i...

“Je i vogël”, agravon debati mes Fjollës dhe Edit

Me nisjen e këtij prime-i kanë filluar menjëherë debatet...

I dyshuar për vjedhje: Policia publikon fotografinë e një personi në kërkim

Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria...

Partia e Drejtësisë dënon ashpër veprimet e sotme të aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët ushtruan dhunë fizike ndaj nënkryetarit të kësaj partie dhe njëherit Këshilltarit Politik në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor z. Qeram Telqiu, që ishte duke hyrë në objektin qeveritar.

Partia e Drejtësisë shpreh bindjen se dhuna ne asnjë mënyrë dhe nga askush nuk guxon të përdorët si formë e veprimit politik, e më se paku nga aktivistët e subjektit politik që është i përfaqësuar në organin më të lartë  ligjvënës të vendit.

Qeram Telqiu është veprimtar i kamotshëm i kauzës kombëtare, ish i burgosur politik nga regjimi serb, një nga themeluesit dhe nënkryetar i Partisë së Drejtësisë i cili tërë jetën e tij ia ka kushtuar formimit të shtetit dhe ndërtimit te tij duke vazhduar të angazhohet me të njëjtën vendosmëri për ruajtjen dhe përparimin e institucioneve shtetërore.

Partia e Drejtësisë është e bindur se vetëm rruga e drejtësisë, paqes, mirëkuptimit, dialogut konstruktiv politik dhe e tolerancës është rruga e një perspektive të sigurt të Kosovës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz