back to top
Saturday, August 2, 2025
BallinaJetëKurioziteteParis, hiqen "drynat e dashurisë" nga ura e famshme

Paris, hiqen “drynat e dashurisë” nga ura e famshme

Të ngjajshme

Në Kosovë sivjet rreth 1,100 raste të reja me kancer, shtohet numri nën 50 vjeç

Në Kosovë gjatë vitit janë regjistruar rreth 1,100 raste...

Zvogëlohet koha e pritjes në pikat kufitare

Qendra Kombëtare e Menaxhimit Kufitar ka bërë përditësimin e...

Administrata e qytetit të Parisit, ka hequr drynat e dashurisë, të vendosur tek ura e famshme e artit, “Pont des Arts”, raporton Anadolu Agency (AA).

Drynat e vendosur tek ura për këmbësorë e cila ndodhet shumë pranë katedrales Notre-Dame, u hoqën nga punëtorët e administratës së qytetit.

Autoritetet e Parisit, ndërmorrën një vendim të tillë nga frika se drynat mund të shkaktojnë dëm, pasi në parmakët mbi urë, nuk ka patur vend të lirë.

Ura, e cila tërheq vëmëndjen e vizitorëve, njëjtë sikur edhe Kulla e Eiffelit, ka një vlerë të veçantë për të dashuruarit dhe çiftet e posa martuara, për të cilët organizohen turne të veçanta.

Vizitorët shkruajnë emrat e tyre në dryna tashmë të varur në urë, ose vendosin një dry të ri, ndërsa çelësin e hedhin në lumin Sena. Ata besojnë se dashuria e tyre do të qëndrojë e mbyllur fort përgjithmonë, veprim të cilin e dokumentojë me një foto çasti.

- Advertisement -

Të Fundit