Analisti politik, Haki Abazi në një intevistë për Gazeta Blic ka folur për dorëheqjen e Haradinajt, ftesën e Thaçit për partitë politike, zgjedhjet e reja, dhe kush duhet ta qeverisë Kosovën.
“Nëse partitë shkojnë ndaras, LDK dhe LVV do të jenë shumë afër njëra- tjetrës, natyrisht nëse do të kemi zgjedhje demokratike dhe fer”, tha ai.
Ai konsideron se pas dorëheqjes së Haradinajt duhet vepruar menjëherë.
“Situata e krijuar pas dorëheqjes së Z. Haradinaj, në Kosovë është krijuar moment i ri dhe që kërkon veprim. Paqartësia me të cilën është duke vepruar presidenti është e qellimshme, e cila vije pas presionit të bërë për tërheqjen nga pozita e kryeministrit. Zgjedhejrt e lira e demokratike nuk janë aspak në favor të sistemit të patronazhit të krijuar nga Presidenti dhe partia e tij PDK dhe kjo është aresyeja që Presidenti do të përdorë të gjitha mundësitë për të mos shkaktuar zgjedhjet e reja”, tha ai, për Gazeta Blic.
Ai ka theksuar se Thaçi po tenton të krijoj një qeveri që subordinohet agjendës së tij dhe Veselit për ndarjen e Kosovës.
“Sigurisht që thirrja për konsulta duke mos sqaruar se për çka bëhet fjalë është prvokim duke tentuar që para bashkësisë ndërkombëtare të rifaktorizohet. Mendoj që takimi pa prezencen e mediave duhet të mbahet ku kërkohen zgjedhjet e reja dhe nëse për çfarëdo opsioni tjeter flitet, partitë që e kanë seriozisht mbrojtjen e shtetit dhe Kushtetutës duhet të largohen nga ai takim”, thotë Abazi.
Në Kosovën e pasluftës, gjithçka sipas tij, ka qenë e mundur. “Mungesa e vullnetit poltik e shpesh njohurive por edhe djallezia fragmentuese, ka prodhuar edhe impulse e marreveshje të cilat në situate normale do të ishin të paparashikueshme. Një rast i tillë është përzgjedhja e Atifete Jahjages për presidente dhe p.sh. mbajtja e posteve të rëndësishme ministrore të AKR, përderisa kanë një deputet në Parlament. Si pasojë e krijimit të traditës së devijimit nga demokracia pjesëmarrëse, sigurisht që ekzisotn mundësia që të krjohet qeveri e re”, tha ai.
Abazi thotë se pyetja është kush është ajo parti që do të pranojë të hyjë në një marrëveshje me Thaçin dhe Veselin pas gjithë këture tradhtuve politike.
“Por sigurisht që për ata që do të ishte e paparamendueshme të janë në pozita të rëndësishme në rrethana normale dhe kjo është një mundësi e artë. Gjithashtu mund të bëhet qeveri pa AAK meqë mund të bëhen numrat me PDK +NISMA, PSD, AKR, Lista Srpska, përfaqësuesit e minoritetetve tjera dhe individët e partive që gjithmonë kanë votuar pro PAN. Mendoj që brenda AAK ka individ që votojnë për cilëndo format për të ruajtur pozitat e tyre”, vlerëson ai.
I pyetur për koalicionet e mundshme parazgjedhore, ai tha se kjo temë është bërë bajate.
“Besoj kësaj radhe nuk flitet më për kolacionet e mundshme, meqë ato janë bërë bajate. Në këto zgjedhje të ardhshme kurdo që mbahen ato, duhet të flitet për koalcionet funksionale dhe që lirojnë Kosovën nga krimi dhe korrupsioni dhe këtu nuk ka shumë zgjedhje, koalicioni LDK-LVV, Shoqëri Civile dhe diaspora, është koalicioni që mundëson një listë të pastër, të painkriminuar dhe me nivel intelektual e me integritet që së pari ia kthen rëndësinë Parlamentit, dhe mandej edhe qeverinë me standarde krejt tjera prej atyre që kemi parë”, tha ai.
Ajo që është me rëndësi, sipas tij, duhet kolacion që e pastron sistemin e diktaturës kapilare dhe makinës së hajnisë të instaluar në Kosovë.
“Për këtë nevojitet edhe dije, guxim, dhe vizion. Ky koalcion poashtu do ta moblizonte votën dhe qytetarër për ta nxjerrë vendin nga apatia dhe do tëbperjashtonte rolin determinues te Lista Srpska në politikën e Kosovës”, tha ai.
Nëse partitë shkojnë ndaras, Abazi vlerëson që LDK dhe LVV do të jenë shumë afër njëra- tjetrës, natyrisht nëse do të kemi zgjedhje demokratike dhe fer.
“Kryeminsitri i ardhshëm i Kosovës do të jetë ai apo ajo që pas kater viteve pune e reformë nuk do të pranoje të rizgjedhet nëbpostin e kryeminstrit dhe do të mundesojë që me Kushttutë të vendoset qënaskush nuk mund të ketë më shumë se dy mandate si kryeminstër dhe president. Këtë gjë nuk e bëjnë dot njerëzit që pos të qenurit në politikëbnuk kanë asnjë alternativë tjetër në jetën e tyre”, tha ai për Gazeta Blic.