back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmeParashikimi i Xhelal Sveçlës: Në këto komuna do të fitojë Vetëvendosje

Parashikimi i Xhelal Sveçlës: Në këto komuna do të fitojë Vetëvendosje

Të ngjajshme

Ter Stegen e nis me barazim aventurën me Gironën

Ndeshja ndaj Getafes ishte e para për Marc-Andre Ter...

Kancelari Merz: Niveli i përdorimit të dhunës në SHBA është shqetësues

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, shprehu sot shqetësimin e...

Presidenti i Federatës Spanjolle konfirmon: Finalja e Botërorit luhet në Spanjë

Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Rafael Louzan dha...

Anëtari i kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh ish deputet i kësaj partie, Xhelal Sveçla ka thënë se Vetëvendosje do të fitojë 30 për qind të votave në zgjedhje.

Sveçla, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka dhënë parashikimet e tij se në cilat komuna, Vetëvendosje do të dalë e para me vota në zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit.

Ai ka thënë se është e qartë se në Prizren situata ka lëvizur në favor të Vetëvendosjes që nga zgjedhjet paraprake.

“Vetëvendosje fiton në Prizren, Prishtinë, Mitrovicë, Vushtrri, Podujevë, Gjakovë, Gjilan. Edhe në Kamenicë do të fitojmë”, ka thënë Sveçla.

Anëtari i kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se në Istog është një situatë shumë e çuditshme pasi nga 39 mijë banorë, 12 mijë kanë kërkuar largim nga ky vend.

“Pyetja është se cilët janë votuesit e Vetëvendosjes? Sigurisht se ata të pakënaqurit”.

Ai ka thënë se Vetëvendosje sigurisht se do të fitojë edhe në Kaçanik dhe Han të Elezit.

Duke folur për votat e përgjithshme që do të fitojë Vetëvendosje, Sveçla ka thënë se partia e tyre do ta arrijë të fitojë 30 për qind të votave.

“PDK-ja do t’i fitojë diku 16% të votave, LDK – 22% të votave. NISMA-AKR-PD do të fitojë 5 apo 6% të votave. AAK-PSD 10 apo 11 maksimum”, tregoi më tej Xhelal Sfeçla.

Të Fundit

Sport

ShowBiz