BallinaLajmeParashikimi i Spahiut, për koalicionin LDK- VV

Parashikimi i Spahiut, për koalicionin LDK- VV

Të ngjajshme

Rrugët e përgjakura/ Pesë të vdekur brenda pesë ditëve në aksidente trafiku

Gjatë pesë ditëve të fundit, pesë persona kanë humbur...

Novus pret Zëvendës Ambasadorin Gjerman në prag të zgjerimit në tregun evropian

Novus ka pritur zëvendës ambasadorin gjerman, Christian Böttcher, në...

Vdes ish ushtari i UÇK- së nga fshati Terdec i Drenasit

Sot, pas një sëmundjeje të rëndë, ka ndërruar jetë...
Analisti politik, Nexhmedin Spahiu, ka thënë se ka një lojë që është bërë brenda LDK-së me rastin e nominimit të Vjosa Osmanit për kryeministre.
“Duhet pritur lojën deri në fund. Lajm shumë i bukur për të qenë i vërtetë është nominimi i Osmanit. Mund të them tani që me këtë LDK ka përfituar shumë me nominimin e Vjosës por jam skeptik që kjo do të shkojë deri në fund. Është koalicioni me Vetëvendosjen përcaktues dhe Albin Kurti nuk do të pranojë ku dikush tjetër të jetë kryeministër e jo ai. Ai nuk do ta pranonte as Osmanin”, ka thënë Spahiu, njofton Klan Kosova.
“LDK dhe VV duhet të shkojnë me opsionin e të dy kandidatëve – që cilido që të marrë vota më shumë ai të jetë kryeministri. Nëse dalin veç e veç të dyja mund të marrin rreth 60 deputetë. Nëse shkojnë me koalicion atëherë partitë tjera do të dekurajoheshin”.
“Shoh një tendencë për një lojë të shumëfishtë politike. Ka një skenar: ka qenë një kompromis ku secili ka fituar diçka. Haziri ka fituar premtimin që pas Mustafës të jetë lider i LDK-së, Osmani ka dashur të jetë kandidate për kryeministre”.
Sipas tij elektorati e do të Vjosa të jetë kryeministre sepse ka mundësi që ta rrisë numrin e votave.
“Nëse Kurti merr më shumë vota, atëherë Vjosa digjet. Për koalicion me VV kryesia ka autorizuar Mustafën-Osmanin-Hazirin. Të vetmes që nuk i intereson koalicioni është Osmani sepse ajo do që ta provojë vetën. Nëse Vjosa digjet dhe Kurti bëhet kryeministër, Isës i bie të jetë president, Haziri e merr partinë. Kjo është llogaria e tyre. Mund të ndodhë që llogaritë e dikujt tjetër të dalin më të sakta. Edhe Hazirit nuk i intereson që Vjosa të zgjidhet kryeministre. Duke djegur një kundërkandidat në parti ai e merr partinë”.

 
- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz