AccuWeather publikoi dje parashikimin veror për të gjithë Evropën.
Sipas parashikimeve të tyre, moti më ekstrem pritet në pjesën tonë të Evropës.
Ekstremet më të mëdha në afërsi të rajonit tonë
Gjatë muajve të verës, pjesë të Evropës Perëndimore dhe Qendrore pritet të përjetojnë një periudhë të gjatë të nxehtësisë së lartë. Temperaturat më të larta të ajrit në këto periudha do të kalojnë 32 gradë në Toulouse dhe Lyon, Milano dhe Firence, dhe Frankfurt dhe Berlin.
Ngrohja më ekstreme do të çojë në rritje të temperaturave deri në 38 gradë Celsius në jug të Francës dhe në veri të Italisë.
Si rezultat i nxehtësisë së madhe në këto zona, priten thatësira, të cilat mund të rezultojnë në shpërthimin e zjarreve të mëdha të pyjeve. Megjithëse pritet normë mesatare e reshjeve, kjo zonë gjithashtu kërcënohet nga stuhitë e mëdha.
Stuhi me reshje të fuqishme në Ballkan
Kombinimi i nxehtësisë ekstreme nga Mesdheu dhe ndërhyrja e ajrit të lagësht nga Atlantiku mund të nxisë shfaqjen e stuhive të fuqishme. Sipas Accuweather, mundësia më e madhe e stuhive afatgjata dhe jashtëzakonisht të fuqishme do të ekzistojë në Poloni dhe Republikën Çeke.
Fatkeqësi të ngjashme janë gjithashtu të mundshme në Ballkan (në hartën e shënuar me të gjelbër), ku stuhitë e forta mund të shkaktojnë përmbytje që mund të rezultojnë edhe me jetë njerëzore.
Shumica e Evropës mund të presë një verë më të thatë se një mesatare, por pjesët jugore të Italisë dhe Ballkanit do të preken nga stuhitë e shpeshta.
Me mundësinë e stuhive të shpeshta, rreziku më i madh do të jetë për përmbytje. Vende të tilla si Roma, Napoli, Tirana dhe Sofia do të preken nga stuhitë mëdha që mund të çojnë në përmbytje të rrezikshme, sipas AccuWeather.
Këto zona do të jenë gjithashtu në rrezik për periudha më afatgjata të paqëndrueshme, të cilat mund të sjellin reshje të njëpasnjëshme në të njejtën vend tre deri në pesë ditë rresht.
Kjo do të shkaktojë një rrezik të lartë për përmbytje.