back to top
Friday, September 26, 2025
BallinaLajmeParaqitet sëmundja “Murtaja e Ruminantëve të Vegjël”, në një fermë dele në...

Paraqitet sëmundja “Murtaja e Ruminantëve të Vegjël”, në një fermë dele në Landovicë të Prizrenit- AUV paralajmëron fermerët

Të ngjajshme

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë njofton se pas kontrolleve të vazhdueshme është konfirmuar prania e sëmundjes PPR (Murtaja e Ruminantëve të Vegjël) në fshatin Landovicë, Komuna e Prizrenit.

Në njoftimin për media thuhet se pas hulumtimeve diagnostike në terren dhe zbatimit të masave për kontrollin e sëmundjes, Laboratori i Ushqimit dhe Veterinarisë ka konfirmuar një rast me PPR në një fermë dele në këtë fshat.

“Kjo sëmundje nuk është zoonotike, që do të thotë se nuk përbën rrezik për shëndetin e njerëzve dhe nuk transmetohet nga kafsha tek njeriu. Megjithatë, ajo shkakton dëme të mëdha në shëndetin e kafshëve, rrit ngordhshmërinë dhe ka ndikim të rëndë në ekonominë blegtorale.Masat që ka ndërmarrë Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë për parandalimin e përhapjes së PPR-së janë: kontrolli dhe mbikëqyrja e vazhdueshme në zonën e prekur, asgjësimi i kafshëve të prekura, kufizimi i lëvizjes së kafshëve në zonat tjera, si dhe njoftimi dhe bashkëpunimi me fermerët lokalë”,thuhet në njoftim.

Po ashtu u tha se Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) bën thirrje për fermerët dhe qytetarët që të kenë bashkëpunim të ngushtë me shërbimet veterinare. Në momentin që identifikohen shenja klinike si temperaturë e lartë, rrjedhje nga hunda dhe sytë, diarre, pneumoni apo kollitje e vazhdueshme, duhet të raportojnë menjëherë te organet kompetente./Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz