Parandaloni kancerin e mushkërive me anë të këtyre 4 mënyrave

Përafërsisht 228.150 njerëz diagnostikohen çdo vit nga kanceri në mushkri. Kjo përbën një vlerë shumë të lartë të rrezikut për të gjithë njerëzit.
Mënyra më e mirë për të parandaluar këtë sëmundje është përdorimi i produkteve të shëndetshme. Disa nga këto produkte janë:
Domatet
Pigmenti i kuq i cili gjendet në domate, është një agjent i cili mund të parandalojë kancerin. Studimet në lidhje me faktorët që ndikojnë në parandalimin e kancerit të mushkërive janë bërë nga Instituti i Shëndetësisë në SHBA, dhe kanë rezultuar që domatet kanë disa përbërës që inhibojnë rritjen e qelizave të kancerit në mushkri.
Manaferrrat
Manaferrat njihen për sasinë e lartë të antioksidantëve dhe vitaminës C. Në Revisten për Kancer është publikuar një studim i bërë, ku tregohet se këta fruta përmbajnë disa enzime që shkatërrojnë substacat të cilat tentojnë të krijojnë qeliza kancerogjene.

Lexo edheMutacionet e tumoreve përcaktojnë suksesin e imunoterapisë
Brokoli
Brokoli ka një sasi të lartë të acidit folik dhe antioksidantëve të cilët parandalojnë formimin e kancerit.
Karrotat
Tanimë dihet që karrotat kanë shumë efekte pozitive në shëndetin e njeriut. Ato përbajnë beta karroten – një antioksidant i cili mbronë membranën e qelizave nga dëmtimet e jashtme, sikurse mbron ato nga substancat që kanë tendencë të shkaktojnë kancerin.














