Tuesday, July 22, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditParalajmërohet rëndim i situatës ekonomike, bizneset ende nuk kanë pranuar faturat sipas...

Paralajmërohet rëndim i situatës ekonomike, bizneset ende nuk kanë pranuar faturat sipas tregut të hapur energjetik

Të ngjajshme

Mbytet në det aktori i njohur

Aktori i njohur i “The Cosby Show”, Malcolm-Jamal Warner,...

Alarmante: Mbi 320 zjarre për një javë në Kosovë

Drejtori Ekzekutiv i Agjencisë për Menaxhim të Emergjencave, Genc...

Garat në EYOF, sot garuan dy notarë nga Kosova

Notarët kosovarë kanë vazhduar garat edhe në ditën e...

Ka kaluar më shumë se gjysma e korrikut, por bizneset të cilat dolën në tregun e hapur energjetik ende nuk i kanë pranuar faturat e muajit qershor. Ndonëse nuk e dinë se sa do të paguajnë, bizneset janë të bindur se fatura do të ketë dallim shume fish më të madh se sa faturat që pranonin para tregut të hapur energjetik. Afaristi Ramiz Kelmendi, druan se KEK-u nuk do t’i faturoj bizneset pa lidhur një kontratë për furnizim, gjë e cila do të shkaktojë grumbullim të faturave.

“ Nuk na ka ardhë fatura, nuk i dijmë shpenzimet po e dijmë se do të dallojë për 100%,200% deri 300% më shumë…”, tha Kelmendi

As ZRRE por as KEK-u si furnizues i mundësisë së fundit për bizneset që dolën në tregun e hapur nuk kanë kthyer një përgjigje se pse bizneset ende nuk i kanë pranuar faturat. Shoqata e prodhuesve në Kosovë, mos shpërndarjen e faturave për muajin qershor për bizneset e ka quajtur përpjekje për të mos lënë gjurmë të dëmit të jashtëzakonshëm financiar që po u shkaktohet bizneseve në atë që u cilësua proces i paligjshëm dhe i dhunshëm.

Ndërkohë kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, tha për rtv21 se mos shpërndarja e faturave për muajin qershor është dëshmi se Kosova nuk është gati për tregun e hapur energjetik.

“Kjo dëshmon atë që kemi thënë plot herë se nuk jemi gati për tregun e hapur energjetik. KEK as nuk i ka të dhënat për të gjitha bizneset që kanë dal në tregun e hapur. Madje bizneset rrezikojnë që të ju vihet barrë shtesë më grumbullimin e faturave”,  tha Rafuna.

Në anën tjetër, Kosova tashmë ka hyrë në një valë të vrullshme të inflacionit. Sipas matjeve të fundit të Agjencisë së Statistikave inflacioni në muajin qershor ka arritur mbi 4%. Rritjen më të madhe të çmimeve e ka shënuar energjia elektrike për 17.8%, ndërsa hiç më lehtë nuk e lanë as as produktet ushqimore. Në këtë situatë, afaristi Ramiz Kelmendi, thotë se nëse institucionet nuk e rishqyrtojnë vendimin për tregun e hapur energjetik, çmimet e produkteve do të vazhdojnë të ngriten, ndërsa rrezikohen edhe vendet e punës.

“Më së shumti energji elektrike shpenzojnë, frigoriferët. Nga kjo preken më së shumti prodhuesit të cilët do të detyrohen të rrisin çmimet pasi që për ta mbajtur mishin e freskët nevojitet ulja e temperaturave, pastaj janë produktet e tjera jetike për jetën e qytetarëve, është djathi, kosi, të gjitha këto duhet të qëndrojnë në temperatura për të cilat nevojitet shpenzim i energjisë elektrike…”

Në kundërshtim të tregut të hapur energjetik një numër biznesesh të prekura kanë ngritur padi kundër ZRRE-së në Gjykatën Komerciale. Për çka kjo gjykatë për shumicën e bizneseve e ka pezulluar vendimin për tregun e hapur deri në një vendim final.

- Advertisement -

Të Fundit