back to top
Saturday, January 31, 2026
BallinaRegjionaleParalajmërohet një investim milionësh në Vushtrri

Paralajmërohet një investim milionësh në Vushtrri

Të ngjajshme

Shoferi shpëton pasi vetura u zë nën rrënojat e murit në Han të Elezit

mbrojtës është shembur papritur dhe ka rënë mbi një...

Sezoni 2026 i Superligës Kineze nis me penalizime të rënda për shumicën e ekipeve

Superliga Kineze e futbollit për sezonin 2026 pritet të...

IPK nis hetimet për arrestimin në Shtime ku dyshohet se policët përdorën edhe dhunën

Inspektorati Policor i Kosovës është njoftuar lidhur me arrestimin...

Interi e gjen te Liverpuli pasardhësin e Frattesit

Interi ka nisur bisedimet me Liverpulin për mesfushorin Curtis...

KQZ: Përfundon procesi i rinumërimit të votave

Në Qendrën për Numërimin e Rezultateve është përmbyllur rinumërimi...

Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM) në konferencën e fundvitit ka paralajmëruar një investim serioz në komunën e Vushtrrisë në vitin 2019, ku do të punësohet 150 punëtorë.

Investitor është kompania polake “Bisek”, e cila ka hulumtuar për xehen e magnezitit në Dubovc dhe në Galicë.

Bordi i Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM) në mbledhjen e fundvitit ka paralajmëruar një investim serioz në komunën e Vushtrrisë në vitin 2019. Sipas Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale, një kompani e huaj do të investojë në vitin 2019 rreth 7 milionë euro për pesë vjet, ndërsa resurs kryesor është magneziti, por edhe resurset tjera që do të dalin pas hapjes së minierës. Sipas KPMM-së, pritet të punësohen 150 punëtorë.

Gazeta Zeri ka mësuar se bëhet fjalë për një kompani nga Polonia, e cila ka paralajmëruar se do të rifunksionalizojë minierën e magnezitit në Dubovc.

Zyrtarët e kësaj kompanie kanë vizituar dy herë Komunën e Vushtrrisë dhe janë dakorduar me zyrtarët komunalë që të fillohet me punët që duhet bërë në riaktivizimin e minierës. Gjithashtu zyrtarë të kësaj kompanie kanë biseduar edhe me banorët lokalë, tokat e të cilëve do të shfrytëzohen për eksploatimin e xehes.

Të Fundit

Sport

ShowBiz