back to top
Monday, September 15, 2025
BallinaLajmeParalajmërohet mocion për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj

Paralajmërohet mocion për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj

Të ngjajshme

A i refuzoi UÇK-ja propozimet e Albright? – Flet James Rubin

Ish-ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, James Rubin, në dëshminë e...

Tahiri i PDK-së: Edhe nga Burgu, Hashim Thaçi e mban Amerikën në krah të Kosovës

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri ka shkruar në lidhje...

“Labuba” pushton çmimet Emmy! Ja kush fshihet pas kostumit

Identiteti i Labubu-së që eci në tapetin e kuq...

Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se pas kalimit ngërçit që ka shkaktuar demarkacioni, do të ketë angazhime për rrëzimin e Qeverisë. Ajo është shprehur se për tri vite, demarkacioni si proces i menaxhuar keq, i ka kushtuar shumë Kosovës. Për këtë marrëveshje, Kusari-Lila ka thënë se janë rrëzuar Qeveri dhe se ka njerëz që po e vuajnë burgun.

Andaj, kryetarja e Alternativës ka paralajmëruar se do të ketë edhe mosion mosbesimi për ta rrëzuar Qeverinë aktuale.

“Këto tri vite kanë qenë shumë të rënda dhe me të vërtetë të vie situate që të mos kemi një konsensus të paktën prej partive shqiptare, është e rëndë. Për subjektin tjetër opozitar qëndrimi është bërë i njohur dhe kjo është një situatë e dhimbshme. Këto tri vite gabime të njëpasnjëshme kanë sjellë një dëshprim tek populli i Kosovës dhe ne e shohim momentin e fundit për të dalë nga kjo që është shkaktuar. Ka pak shanca sot që ky ligj të aprovohet dhe të kalohet në Komision. Na është bërë e qartë se është edhe kriteri i luftimit të korrupsionit që duhet të vazhdojë në proces.  Pas tejkalimit të këtij ngërci të madh, që po e thith oksigjenin e Kosovës duhet të angazhohemi në rrëzimin e kësaj qeverie. Ne jemi parti parlamentare dhe dihen format dhe aktivizimi. Nuk ka ndodnjë formulë e jashtëzakonshme, është mocioni i mosbesimit. Nëse këta nuk e rrëzojnë vetën sic ka ndodhur me dy qeveritë e fundit. Sot është një ditë jo e lehtë, por shpresoj që të paktën të kemi një proces demokratik, qoftë me demarkacion apo pa demarkacion”, ka thënë ajo.

Ajo nuk është shprehur edhe aq optimiste sa i përket ratifikimit të demarkacionit sot.

Ndryshe, ajo raportin e sotëm që do të paraqitet para deputetëve për ta votuar, e ka quajtur kontradiktor meqë aty gjendet marrëveshja e vitit 2015, raporti i komisionit të Shpejtim Bulliqit me disa parregullsi të paraqitura, si dhe deklarata e presidentit Hashim Thaçi dhe Filip Vujanoviq.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz