Paralajmërimi i Vetëvendosjes: Edhe me ambasadorët do të veprohet si me bordet
01

Lexo edheDeputetja Ariana Musliu Shoshi: Në Mitrovicën e Veriut, Institucionet shëndetësore të Kosovës nuk po e ushtrojnë kontrollin e tyre

Gjatë një bisede në Frontal, në T7, Zogiani nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se këtë veprim e kanë bërë për ta parandaluar korrupsionin që, për 20 vjet, siç ka thënë ai, ka dominuar në këto institucione.
“Nuk ndalet korrupsioni, nëse vazhdojmë me të njëjtat borde”, ka thënë anëtari i VV’së.
Zogiani ka thënë se brenda një kohe të shkurtër nuk mund të hapin konkurs.
“Nuk mundemi brenda një jave të hapim konkurs. Po ashtu, nuk mundemi të dalim të marrim në rrugë dikë”, ka thënë Zogiani, i cili ka paralajmëruar se edhe me ambasadorët mund të veprohet në mënyrën e njëjtë si me bordet.

Lexo edheDeputetja Ariana Musliu Shoshi: Në Mitrovicën e Veriut, Institucionet shëndetësore të Kosovës nuk po e ushtrojnë kontrollin e tyre
“Ndoshta do të detyrohemi që edhe një ambasador ta emërojmë në të ardhmen, ndoshta edhe nga Vetëvendosje”, ka thënë Zogiani në Frontal. /Express/
https://www.facebook.com/GazetaExpress/videos/572519753612829/