back to top
Saturday, December 20, 2025
BallinaLajmeParalajmërimi i Kadri Veselit për taksën

Paralajmërimi i Kadri Veselit për taksën

Të ngjajshme

Bahamas njohu Kosovën, MPJ e Serbisë e dënon ashpër: Ta rishqyrtojnë vendimin

Presidentja e vendin Vjosa Osmani, gjatë ditës së sotme...

Moti sot

Të shtunën do të mbaj mot me diell dhe...

Pas zgjidhjes së problemit me grevën e arsimtarëve, kreu i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka paralajmëruar që shumë shpejtë do të ketë edhe një vendim për zgjidhjen e çështjes së taksës ndaj produkteve serbe.

“Qyshtu qysh po na shihni sot, do të mblidhemi  edhe për taksën, për interesa të vendit. Të bashkuar do të japim një përgjigje”, ka thënë Veseli në një konferencë për media pas nënshkrimit të marrëveshjes me SBASHK-un për ndaljen e grevës.

Për pezullimin e taksës liderët shtetëror dje gjithashtu kanë zhvilluar dje një takim me dyer të mbyllura në zyrën e presidentit të vendit, megjithatë ende nuk ka ndonjë vendim.

Edhe ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës, përmes një komunikate për media, ka bërë thirrje që të hiqet taksa, duke vënë në theks se një vendim i tillë do të rrezikojë edhe raportet Kosovë-SHBA.

Pas këtyre thirrjeve dhe presioneve ndërkombëtare, kreu i PDK-së, Kadri Veseli, ka propozuar që vendimi për taksën të pezullohet për 120 ditë.

E kjo zmbrapsje e Veselit po shihet si një papjekuri politike. Në një intervistë për Gazetën Express, Lisen Bashkurti, profesor e diplomat shqiptar, ka thënë se taksa nuk është kundër SHBA-së në asnjë mënyrë dhe sipas tij ajo duhet të qëndroj./GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz