Shkruan Izet ABDYLI
Paradokset tona nuk kanë të ndalur. Përderisa pas viteve 90-ta institucionet e brishta të Republikës së Kosovës vepronin e punonin vetëm me dokumente të institucioneve të Republikës së Kosovës të shpallur me 7 shtator 1990, sot pas 18 viteve në liri për turpin e tyre njohjen e të drejtës se pensioneve institucionet e Republikës së Kosovës e kushtëzojnë me një dokument valid të Republikës së Serbisë, qoftë letërnjoftim apo dokument tjetër të ngjashëm identifikues. Kështu si shumë qytetarëve tjerë i ndodhi edhe vëllait tim i cili pas afro 30 viteve pune në arsim, duhej të gëzonte pensionin pikërisht me 17 shkurt Ditën e shpalljes së pavarësisë që ka koinciduar edhe me datëlindjen e tij, edhe pse tërë dokumentacionin e ka të verifikuar nga institucionet e arsimit të Republikës së Kosovës, nuk i njihet e drejta në pension të plotë, ngase i kërkohet që të dorëzojë edhe ndonjë dokument valid të kohës së ish-jugosllavisë. Vallë a ka menduar dikush se pas 18 viteve në liri institucionet e Republikës së Kosovës më shumë tu besojnë dokumenteve të Serbisë se sa të Kosovës. Vallë a ka menduar dikush se qytetarët tanë do të detyrohen na shteti Kosovës që të drejtohen në zyrat serbe në Graqanicë për të marr një dokument të tillë duke legjitimuar veten si shtetas të Serbisë dhe duke derdhur para në arkat e shteti serb. Gjithçka do më kishte shkuar mendja që njerëzit do të mund të bënin për interesa individuale, por që këto të bëhen në emër të institucionit u nuk di çfarë emri t’i vej veqëse çmenduri. S’më mbetet tjetër veqëse në kulm të dëshpërimit të thur vargje parodie për rep muzikë:
Kjo është Kosova jonë
Kosovë e interesit
Jo e qytetarit
Por e t’birit e dreqit
Po e përfundojë me mendimin e një kolegeje të punës se: ,, kjo është kulmi i së keqes”.