Takimet dy ditore, mes kreut të Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti, dhe atij të Lidhjes Demokratike, Isa Mustafa, nuk dhanë ndonjë epilog.
E tëra çka u tha pas mbajtjes së takimeve të fundit, ishte se janë përafruar qëndrimet rreth arritjes së një marrëveshjeje për bashkëqeverisje.
E deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, është optimist se një gjë e tillë do të arrihet këto ditë.
“Shpresojë shumë në arritjen e marrëveshjes këto ditë”, tha Bajqinovci për “Front Online”
Ai nuk është përgjigjur në pyetjen se a do të ketë marrëveshje sot ndërmjet këtyre dy partive.
Ndryshe, Kurti të martën para se të takohet me kreun e LDK-së, Isa Mustafa, tha se rifillimi i bisedimeve me LDK-në, proceset do të ecin shpejt, pasi që siç theksoi ai, marrëveshja është shumë afër.
Edhe Avdullah Hoti, nga LDK-ja ka thënë se në bisedimet me Lëvizjen Vetëvendosje ka lëvizje në arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje.
“Kemi lëvizje në arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje në mes të dy partive. Nesër takohemi prapë”, ka shkruar ai në “Facebook”.
Kujtojmë se takimi i radhës në mes liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa do të mbahet sot, për mundësin e arritjes së marrëveshjes për koalicion, në ora 14:00 në Kuvendin e Kosovës.