Para se me ik prej këtij vendi…

Shkruan Besiana Kajtazaj
Para se me ik, uluni në nji qoshe e vajtojeni çdo pikë djerse që e keni derdh në këtë vend.
Vajtojeni çdo pikë gjaku të atyre që dhanë jetë, e u bënë “kurban” i kësaj toke.
Ç’malluni me çdo gjë që ju rrethon.
Shijojeni bukën, ujin edhe ajrin e ndotur që na ka mbyt çdo ditë ngapak.
Vajtojeni shtëpin, rrugët, rinin!
Para se me ik, sigurohuni me u’a mallku çdo taksë, votë, e çdo fije besimi qe u’a keni jap atyre qe sot po u perzënë prej pragut t’juj.
Mallkoni ata që u’a kanë shkel andrrat e u’a kanë “rjep” shpresat!
Besa mallkoni edhe trupin tuaj që e ka duru çdo maltretim psiqik e fizik prej pushtetit!
E dini edhe ju, s’po shkoni në parajsë. Por të paktën pasardhësve tuaj u sigurohet arsimi, shëndetësia dhe çdo e drejtë njerëzore.
Këtu gjithçka jemi, njerëz jo!
Këtu as unë as ti s’kemi vlerë, t’paktën jo për ata qe u’a kemi besu gjënë më t’shtrenjtë, atdheun.

Lexo edhe“Kryetari i VV i ngjanë bariut naiv që donë ta shpëtojë kopenë nga ujqit, duke e mbrojtur atë me hiena!”
Para se me ik, lirojeni vetën nga çdo helm që u’a kanë injektuar në trup 20 vitet e fundit.
Ps; Ik, por mos harro me u kthy se “ askujt nuk i shkon kungulli mbi ujë gjithmonë “ e as këtyre.














