back to top
Friday, September 12, 2025
BallinaLajmePapa Françesku bën thirrje për mbrojtje të civilëve në Siri

Papa Françesku bën thirrje për mbrojtje të civilëve në Siri

Të ngjajshme

Ambasadori britanik Hargreaves me vlerësime të larta për Lladrovcin

Ambasadori britanik, Jonathan Hargreaves, ka vizituar komunën e Drenasit,...

Haradinaj: Zgjedhjet janë zgjidhja e vetme për vendin

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka kërkuar mbajtjen e...

Papa Françesku, në fjalimin e tij të përjavshëm, bëri thirrje ndaj të gjitha palëve të përfshira dhe që kanë ndikim në Siri, të mbrojnë të drejtat e njeriut dhe të ruajnë popullatën civilë në rajonin e Idlib, që po perballet me sulme nga forcat qeveritare.

Pas 7 vitesh luftë civile, provinca siriane Idlib dhe rajonet përreth janë ndër enklavat më të mëdha të kontrolluara nga rebelët kundër presidentit sirian Bashar al-Assad, një aleat i afërt me Rusinë.

Një burim tha për Reuters se Assad po përgatit një sulm ofensiv për të rikthyer provincën.

“Erërat e luftës po fryejnë dhe ne po marrim lajme të këqija për rrezikun e mundshëm të katastrofës humanitare në Siri, në provincën Idlib”, tha Papa Françesku, para mijëra personave të mbledhur në sheshin Shën Pjetri.

“Unë kërkoj nga komuniteti ndërkombëtar dhe të gjithë personat e përfshirë që të përdorin mekanizmat e diplomacisë, dialogut dhe negociatave për të siguruar respektimin e të drejtave të njeriut dhe mbrojtjen e jetërave të civilëve”, tha ai.

Një ofenzivë e madhe në Idlib, ku të zhvendosurit kanë arritur numrin e gjysmës së popullsisë, rrezikon zhvendosjen e 700,000 sirianëve të tjerë nga shëtpitë e tyre, raportojnë Kombet e Bashkuara.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz