Paolo Gentiloni, kryeministër i ri i Italisë

Ministri italian i Punëve të Jashtme, Paolo Gentiloni, ka pranuar emrërimin e Presidentit Sergio Mattarella për të formuar qeverinë e re.
Ai do të jetë kryeministri i ri Italian pas dorëheqjes së Renzit, shkruan “Corriere della Sera”.
‘Është një nder i madh. Unë do të përpiqem ta kryej këtë detyrë me dinjitet”, tha ia pas takimit me Presidentin.
Sot rreth mesditës, Presidenti Mallarella emëroi Gentilonin shefin e ri të qeverisë dhe i kërkoi ë të krijojë një ekip të ri qeveritar para se të marrë votëbesimin që mund të kryhet të mërkurën”, sipas burimesh politike.

Lexo edheShpërthim në Egjipt: 25 të vdekur dhe 31 të plagosur
Shefi i shtetit, arbitër i situatës, kishte deklaruar të shtunën në mbrëmje se do të shpallë në orët e fundit një zgjidhje ndaj krizës politike të krijuar në Itali, pas “jo”-së masive të italianëve për referendumin kushtetues para një jave.
Besnik i Matteo Renzit, Paolo Gentiloni, 62 vjeç, është ministër i Punëve të Jashtme që prej nëntorit 2014 kur zëvendësoi Federica Mogherini, e cila u emërua shefe e diplomacisë evropiane.














